Itali, shkatërrohet banda e heroinës, 7 shqiptarë në pranga.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/4546_21_1.jpg?itok=JSNwTsmO)
Policia italiane ka shkatërruar sot një bandë kriminale italo-shqiptare të trafikmit të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, ku gjatë operacionit policor kanë rënë në pranga 7 shqiptarë dhe 3 italianë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, në prangat e policisë kanë rënë shqiptarët Gëzim Hasa 30 vjeç, Artur Bregu 33 vjeç, Velino Koroveshi 24 vjeç, Denis Tafili 29 vjeç, Bledar Brahimi 28 vjeç, Lauret Greca 24 vjeç dhe Ded Bajraktari 23 vjeç si dhe shtetasit italianë, Davide Cavalli 43 vjeç, Marcelo Panariti 34 vjeç dhe Tomaso Villirillo 37 vjeç.
Sipas policisë, trafikantët në fjalë, zotëronin në Parma të Italisë, një laborator droge, të përpunimit të të gjitha llojeve të lëndëve narkotike. Në këtë laborator janë zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale,13 kg heroinë në 26 pako, 3 kg kokainë, 100 kg paracetamol, që shërbente si përzierës i heroinës, 13 000 euro kesh edhe një presë hidraulike, që shërbente për ambalazhimin e drogës.
Karabinierët kanë zbuluar se ky grup kishte arritur të trafikonte 60 kg heroinë të pastër, e cila pas përzjerjes me paracetamol arrinte në 480 Kg. Sipas policisë italiane, kjo bandë trafiku e lëndëve narkotike, operonte që në vitin 2009, kryesisht në Parma dhe krahinat përreth, dhe ku vlera e drogës së trafikuar arrin deri në rreth 20 milionë euro.
Add new comment