Rinas, vinte nga Italia, arrestohet për vjedhje biçikletash 46-vjeçari.

Postuar në 29 Tetor, 2014 02:24

Efektivët e komisariatit të aeroportit të Rinasit kanë arrestuar pasditen e sotme një 46-vjeçar i cili sapo kishte zbritur nga avioni i linjës Bolonja-Tiranë, pasi rezultonte si person në kërkim për vjedhje biçikletash. 

46-vjeçari Arian Kaçi nga kontrolli i bërë në sistemin ‘'Tims'' shfaqej me ‘'Alert'' ku rezultonte person në kërkim pasi Lorenc Boriçi ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.2 se në Rr."Frederik Shiroka" i kanë vjedhur biçikletën e markës " Rick Rode".
 
Nga puna hetimore rezulton se autor i dyshuar është shtetasi Arian Kaciu, i cili dyshohet dhe për vjedhjen e dy biçikletave të tjera të gjetura.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.