Vjedhja e energjisë, aksion në gjithë vendin, dyndje për të paguar faturat.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/3674_cache-210-166-strict-142645_1.jpg?itok=zORr05R2)
Aksioni i kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike për të “goditur” vjedhësit ka vazhduar dhe në rang vendi. Operatorët e OSHEE së bashku me policisë në Shtetit kanë nisur aksionin e lajmëruar nga qeveria, sipas të cilës humbjet nga vjedhja e energjisë janë 150 milionë euro.
Fier, ndërpriten 103 lidhje të jashtëligjshme...mblidhen 190 milione leke nga shlyerja e detyrimeve
Vetëm në ditën e djeshme, -thotë drejtori i OSHEE në Fier Arjan Fasko, në zyrat e kujdesit ndaj klientit dhe në zyrta postare janë mbledhur 190 milionë lekë. Ai thotë se dhe sot ka një fluks të madh debitoresh për të paguar faturat e energjisë elektrike. Aksioni në Fier u finalizua me ndërprerjen e energjisë për 103 abonentë, 9 prej të cilëve u ndaluan në flagrancë teksa vidhnin energjinë elektrike.
Korce, 300 lidhje te paligjshme...ne biznese e familje
Në Korçë jane kryer 300 ndërprerje, ku 20% janë biznese dhe pjesa tjetër familjarë. Agim Pili, drejtor i OSHEE për Korçën ka thënë se aksioni do vijojë, ndërsa nuk do ketë asnjë tolerim.
96 % e qytetareve ne Elbasan paguajne faturat, 168 subjekte me shkelje
OSHEE e Elbasanit njofton se vazhdon plani i përbashkët me policinë për vjedhesit e energjisë. Sipas degës së OSHEE, në Elbasan shlyen faturat në masën 96.2%. Aksioni ka nisur nga rruga e Universitetit ku janë përqendruar edhe një numër i madh biznesesh dhe deri tani janë 168 raste të vjedhësve të energjisë kanë përfunduar në prokurorinë e Elbasanit. Pjesa më e madhe e tyre janë biznese të cilët përfitojnë në mënyrë abuzive.
Kukes, qytetarët vlerësojnë nismën e qeverisë
Në kohën që në Kukës po rritet numri i abonentëve të cilët po çohen në Prokurori apo Gjykatë për vjedhje të energjisë elektike, qytetarët thonë se e mbështesin nismën me të fundit të qeverisë Rama për të ndëshkuar abuzuesit me energjinë elektrike.
Ndërkohë Inspektorët e Operatorit te Shpërndarjes të mbështetur nga polica kanë nisur edhe ne kete qytet aksionin për ndërprerjen e energjisë elektrike të debitoreve apo vjedhesve të energjise si dhe verifikimet nëpër biznese të ndryshme.
Add new comment