“Thesari”, merren tabulatet e Bitraj Gjurmohen kontaktet e të dyshuarve.

Postuar në 20 Tetor, 2014 10:17

Prokuroria e Tiranës përqëndron hetimet për gjetjen e 713 milionë lekëve të vjedhura nga Bankën e Shqipërisë tek tabulatet telefonikë të Ardian Bitrajt, personi i vetëm që ka pranuar vjedhjen dhe pretendon se paratë i ka lënë në bixhoz.

Me urdhër të prokurorisë prej 10 ditësh janë sekuestruar të gjitha të dhënat analitike të 3 celularëve që përdorte Bitraj, një të regjistruar në emrin e tij dhe dy të tjera në emër të të afërmëve të tij.

Nga përgjigjet e ardhura prej kompanive celulare hetuesit kanë mundur të marrin të dhënat analitike për kontaktet me të cilët Ardian Bitraj fliste rreugllisht si dhe mesazhet e shkëmbyera.
Një burim nga Prokuroria e Përgjithshme tha për A1Report se materialet janë voluminoze ndaj do duhet pak kohë për të nxjer prova të vlefshme për hetimin nga kjo dosje.

Po i njëjti burim tha për A1Report se është kjo fazë e hetimeve të tabulateve telefonike dhe arsye pse hetimet për Bitrajn, nipin e tij Klevis Bejtja, kolegen Mimoza Bruziaj mbahen ende të hapura.

Akuza ende nuk ka përfunduar hetimet dhe për ish-Guvernatorin Ardian Fullani i cili deri në këto momente ende nuk është marrë në pyetje nga akuza në lidhje me pozicionin e tij për veprën penale të shpërdorimit të detyrës me pasoja të rënda.

Pak ditë më parë hetuesit mbyllën dosjen e 15 ish punonjësve të Bankës së Shqipërisë mes tyre dhe Isnpektores së përgjithshme Elivar Golemi, të cilët priten që brenda muajit nëntor të dalin para togave të zeza për t’u përballur me ligjin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.