Nikolla: Shpërndani videon e të vërtetës që UEFA nuk respektoi

Postuar në 25 Tetor, 2014 07:23

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla i bën apel cdo shqiptari që të publikojë dhe të shpërndajë sa më shumë ne mediat sociale videon me të cilën Federata Jonë e Futbolli u mbrojt përballë Komisionit të Disiplinës në UEFA në lidhje me ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipërië, fitorja e së cilës iu dha në tavolinë kësaj të fundit. Shkrimi i ministres Nikolla ne Facebook

“Si shqiptare jam e tronditur si të gjithë ju nga vendimi i djeshëm i UEFA-s. Por si njeri i mësuar të mos tërhiqem nga betejat qytetare dhe të ngul këmbë deri në fund në bindjet e mia, në mbrojtje të vlerave dhe normave të mia, besoj se kemi ende për të bërë. Kemi ende për të bërë duke qëndruar në nivelin më të mirë të qytetarisë europiane. Tamam ashtu siç e kemi manifestuar si skuadër kombëtare, si bashkësi mbështetësish të kuqezinjve tanë, si Federatë Shqiptare e Futbollit dhe si qeveri e Shqipërisë, qysh prej mbrëmjes së 15 tetorit. Pa rënë në batakun e urrejtjes, mllefit, dëshpërimit që verbon shikimin dhe bllokon dëgjimin, duke të bërë të mohosh vlerat dhe normat e qytetarisë. Por pa heshtur. Pa u tërhequr përballë padrejtësisë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.