Noka:Arrestimi i Fratarit,hakmarrje e Ramës, nuk i japin as ilaçet.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/9616_cache-210-166-strict-142150_1.jpg?itok=j4KeEL25)
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka e ka cilësuar si një shenjë hakmarrje arrestimin e biznesmenit të ndërtimit, Hajredin Fratari.
Deklarata e Nokës është bërë pranë komisariatit Nr 1 në Tiranë, ku kishin shkuar për të takuar biznesmenin e arrestuar nga efektivët e këtij komisariati për ndërtim pa leje.
Sipas Nokës arrestimi i Fratarit është një shenjë e pastër hakmarrje e Kryeministrit, pasi ai ka akuzuar Ramën se i ka kërkuar 1 milionë dollarë.
Më tej Noka shton se Fratari është arrestuar dhe po trajtohet sikur të ishte një vrasës i rëndomtë, duke mos u lejuar që të takohet me avokatin e familjarët, por edhe duke mos i lejuar ilaçet në ambientet e paraburgimit.
“Hakmarrje e verbër, ajo që është më e dhimbshme është se nuk e lejojnë që të takohet as me avokatin apo t’i japin ilaçet. Kemi një shtet policor. Dita e sotme tregon se Rama vijon ditën e gjuetisë së shtrigave, ditët e premte.”- theksoj Noka.
Hajredin Fratari u arrestua mesditen e sotme pasi akuzohet për ndërtimin e një kompleksi pallatesh pa leje në zonën e Selitës së vjetër.
Add new comment