Gjirokastër,bllokohen 3 barinj nga reshjet e borës, kërkojnë ndihmë.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/8380_cache-210-150-strict-117565_2.jpg?itok=ybKngziQ)
Për shkak të motit të keq me reshje bore dhe për shkak të temperaturave të ulta, dy barinj në malin mbi Sopik të Gjirokastrës dhe një në komunën Frashër të Përmetit në malin Gosivishtit dhe kanë kërkuar ndihme për të lëvizur prej vendit ku janë bllokuar.
Policia e Përmetit dhe Gjirokastrës dhe Policia Kufitare e Sopikut janë nisur për t’iu dhënë ndihmën e nevojshme barinjve të bllokuar.
Ndërkohë bëhet e ditur se janë informuar të gjitha strukturat e tjera për ndihmë.
Mësohet se një tjetër bari që ishte bllokuar në malin e Gosivisht të Përmetit po e transporton policia për në spital, fatmirësisht pa probleme për jetën.
Add new comment