Masivi i gurëve zë poshtë 54-vjeçarin policia arreston pronarin e firmës.

Policia e Beratit ka vënë në pranga Astrit Bejko, pronari i një firme të nxjerrjes së pllakave të gurit në qytetin e Skraparit, ku mëngjesin e sotëm humbi jetën një person teksa punonte.
Nga hetimet e policisë Bejko, 28 vjeç, kishte punësuar dy persona, mes tyre dhe viktimën 54-vjeçar, ndërsa akuzohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.
Rreth mesditës një masiv gurësh ka zënë poshtë një 54-vjeçarin, Besnik Saliasi, baba i tre fëmijëve në fshatin Dobrush të Skraparit.
Besniku kishte shkuar si çdo ditë pranë fshatit Novaj të Skraparit për të nxjerrë pllaka guri. Në një moment një masiv gurësh është shembur duke zënë poshtë punëtorin. Shokët e tij janë përpjekur t’i japin ndihmën e shpejtë. 54- vjeçari gjeti vdekjen rrugës për në spitalin e Poliçanit.
Add new comment