Incidenti, Bushati: Tirana dënoi dhunën, vizita e Ramës normale.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/8692_cache-210-150-strict-141954_1.jpg?itok=9Ys7709y)
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga Beogradi ka dënuar incidentin dhe dhunën në ndeshjen Serbi-Shqipëri të zhvilluar në stadiumin Partizani.
Ndërsa po merr pjesë në takimin e ministrave të vendeve të Ballkanit, shefi i diplomacisë shqiptare tha se Tirana ka qënë e qartë për dhunën në ndeshjen.
"Kemi qënë shumë të qartë, kemi dënuar të gjitha incidentet, dhunën dhe provokimet që kanë krijuar një klime jo të favorshme midis dy vendeve", deklaroi Bushati.
Sa për vizitën e kryeministrit Rama në Beograd, Bushati tha se kjo vizitë nuk duhet t'ju shqetesojë, është një praktike normale në te gjitha vendët evropianë".
"Shqiperia është anëtare e NATO-s dhe kandidate në BE, ashtu si Serbia. Ne e nxisim Serbinë që të rishikojë kursin e saj në raport me Perendimin", deklaroi Bushati.
Shefi i diplomacisë shqiptare tha se pavarësia e Kosovës është një realitet europian dhe nderkombetar. Sipas tij kjo është një çështje që na ndan me Serbine, por jo vetem, ndan dhe Serbinë me Perendimin.
Add new comment