Përdorte qentë për ndeshje, shpallet në kërkim i riu nga Ura Vajgurore.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/1375_cache-210-150-strict-141949.jpg?itok=WlLflYsS)
Një person nga Ura Vajgurore, Berat, është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se keqtrajtonte kafshët. Sipas policisë shtetasi me inicialet E.D mbante rreth 19 qen të racave të ndryshme, ndërsa i përdorte për ndeshje të jashtëligjshme.
Pasi oficerët e policisë nisën kontrollin, në vendin e quajtur "Grupi i puseve" u gjetën kafshët e të racave të ndryshme të lidhur e keqtrajtuar.
Ndërkohë Policia e Shtetit bën thirrje të gjithë shtetasve e në mënyrë të veçantë atyre që organizojnë dhe marrin pjesë në ndeshje të tilla të paligjshme se legjislacioni shqiptar e dënon këtë lloj veprimtarie.
Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe strukturat në varësi në qarqe kanë marrë një sërë masash parandaluese dhe ndëshkuese ndaj këtij fenomeni.
Sipas legjeve të Shqipërisë, janë të ndaluara të gjitha veprimet që bien ndesh me mirëqënien e kafshëve dhe konkretisht: Shkaktim i torturës, dhunës fizike dhe verbale, sjelljes çnjerëzore, frikës, dëmtimit, dhimbjes, vuajtjes, shqetësimit apo ankthit; ndërsimi i kafshëve kundër njëra - tjetrës, ose përdorimi i kafshëve për luftime a shfaqje që shkaktojnë dhimbje, dëmtime, plagosje, ose ngordhje të kafshëve
Add new comment