Mbyllen hetimet për ish-dekanin Hysa, Prokuroria: Shkelje jo penale.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/3481_cache-210-166-strict-85015_15.jpg?itok=tCM_j9vP)
Njësia hetimore Task-Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës ka vendosur të mbyllë hetimet për ish-dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Bajram Hysa, i kallëzuar nga rektori i këtij universiteti për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Vendimi është marrë pak ditë më parë nga prokuroria, për shkak se shkeljet e konstatuara në kallëzimin e rektorit Ali Refatllari, janë të karakterit administrativ dhe jo penal. Për pasojë, prokuroria ka vendosur të pushojë hetimet.
Bajram Hysa është kallëzuar në korrik 2014 për abuzime me financat e fakultetit, ku sipas një auditi nga abuzimi është shkaktuar një dëm financiar prej 553 milionë lekë të vjetra.
Kjo shumë financiar është dhënë në formën e shpërblimeve, rrogave të 13 dhe honorareve për pedagogët që kanë dhënë mësim pranë fakultetit të Mjekësisë në Tiranë. Pas verifikimeve të kryera, prokuroria konsotatoi se këto shkelje nuk kanë karakter penal.
Add new comment