Ndalohen 29 klandestinë sirianë pranga 3 shqiptarëve që i ndihmonin.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/7507_cache-210-150-strict-138244_9_0.jpg?itok=xvcjQB4b)
Policia e Vlorës ka ndaluar 29 klandestinë nga Siria të cilët kishin hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në vendin tonë, ndërsa janë arrestuar 3 shqiptarë të akuzuar për “Ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit kryer në bashkëpunim.”
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, ku nga shërbimet e Policisë Kufitare në fshatin Dhërmi u konstatuan dy mjete të cilave iu dha shenjë të ndalonin por nuk iu binden punonjësit të policisë.
Menjëherë pas kësaj uniformat blu janë vënë në lëvizje, dhe për pasojë u ndaluan nga patrulla e Grupit të Lëvizshëm Operacional në Orikum automjeti tip fugon me targa V 842 PP, brenda të cilit ndodheshin 29 klandestinët sirianë, mes tyre gra dhe fëmijë, si dhe autovetura që i shoqëronte tip “Opel” me targa AA 877 DN.
Të arrestuarin akuzohen për veprën penale "Dhënie ndihme për kalim te paligjshëm të kufirit" të kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale ndaj tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës, për procedime të mëtejshme.
Sakaq klandestinët janë ndaluar dhe ndodhen në komisariatin e policisë së Vlorës, ku pritet të depërtohen për në vendin e origjinës.
Sipas uniformave blu, klandestinët sirianë dyshohet se kishin si destinacion vendet e Europës.
Add new comment