Digjet në stadiumin ‘Partizani’ në Beograd, flamuri shqiptar.

Postuar në 18 Tetor, 2014 14:35

Digjet në stadiumin ‘Partizani’ në Beograd, flamuri shqiptar. Huliganet serbë, djegin flamurin shqiptar gjatë derbit që është ende duke u luajtur në stadiumin ‘Partizani’. Mediat serbe fshehin fytyrat e tifozëve që dogjën flamurin. Parrulla nacionaliste, fishekzjarrë e tymuese janë hedhur nga shkallët e stadiumit ‘Partizani’ në Beograd. Zhvillohet sonte derbi midis dy ekipeve kryeqytetase, Partizani-Crvena Zvezda, ku dhe një herë, tifozeria serbe dëshmon që është tepër e dhunshme në ndeshjet e futbollit. Në thirrjet e parrullat e saj nacionaliste nuk mungon as shprehja, “Kosova është Serbi”. Në derbin që luhet në stadiumin ‘Partizani’ ndeshja është ndërprerë për disa minuta për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve dhe tymit që mbuloi fushën. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.