Dredhia e gjykatës për t’i bërë nderin gjyqtarit Gjin Gjoni.

Postuar në 19 Tetor, 2014 03:57

Teksa në muajin maj 2014 gjykata e Elbasanit ka mundur t’i bëjë “qokën” Gjin Gjoni, duke caktuar në konflikt të pastër interesi, gjyqtaren Miranda Konica për caktimin e masës së sigurimit të pezullimit nga detyra të gjyqtarit Gjoni, sërisht kjo gjykatë ka vijuar me “nderet” për anëtarin e KLD të proceduar penalisht nga prokuroria.

Në kundërshtim me nenin 278 të K.Pr.Penale drejtuesit e kësaj gjykate, kanë caktuar gjyqtarin mjaft të përfolur, madje të akuzuar për korrupsion Qani Hasën, për të gjykuar një kërkesë të Gjin Gjonin dhe Elona Çaushaj, me objekt kundërshtimin e vendimit të prokurorisë për zgjatjen e afateve hetimore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.