Tregtonte veshje falso në mënyrë kontrabandë,kapet pronari 39 vjeçar.

Postuar në 16 Tetor, 2014 04:26

Sektori i Antikrimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Qarku Durrës ka arrestuar një 39 vjeçar, pronar të një firme veshjesh pasi në kamionin me të cilin po transportonte mallra u gjetën shmangie të detyrimeve doganore në shumën e rreth 10 milionë lekëve.
 
Në pranga ka rënë Artur Danaj, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, pronar i firmës Ad Star Exclusive Sh.P.K. Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin me të cilin ai po lëviztë, u zbuluan veshje firmato të falsifikuara nga dogana e Durrësit për në Tiranë, për të cilat 39 vjeçari nuk kishte shlyer detyrimet doganore.
 
Nga hetimet e forcave blu, bëhet e ditur se veshjet ishin të destinuara për tu tregtuar në Kosovë. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale i janë sekuestruar edhe një shumë prej 140 mijë dollarësh.
 
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Pastrim i produkteve” dhe “Shkelje e pronësisë industriale”.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.