Kakavijë, policia greke kthen 15 shqiptarë: S’kanë garanci financiare.

Postuar në 18 Tetor, 2014 08:47

Policia kufitare e palës greke në Kakavijë, u ka ndaluar kalimin për në shtetin helen 15 shtetasve shqiptarë. Mësohet se arsyeja ka qenë mungesa e dokumentacionit hyrës për në hapësirën “Shengen”, si dhe mungesa e garancive të mjaftueshme financiare.
 
Sipas të dhënave zyrtare nga Policia Kufitare e Kakavijës, bëhet e ditur se shtetasit që dispononin pasaporta biometrike, kanë kërkuar shpjegime tek autoritetet kontrolluese në anen greke, ndërkohë që vetë autoritetet helene, e kanë justifikuar këtë qëndrim, me rregullat rigoroze që ndërmerren për ekstrakomunitarët mes të cilëve hyjnë edhe shtetasit që disponojnë pasaportë të Republikës së Shqipërisë. Gjysma e emigrantëve shqiptarë të ndaluar sot nga ana e kontrollorëve grekë, nuk kanë pasur garanci të mjaftueshme financiare ç’ka përbën një detyrim për t’u përmbushur në kushtet themelore të “Shengen”-it.
 
Menjëherë pas kësaj, përfaqësues të Policisë Rajonale të Kufirit, kanë kontaktuar me homologët e tyre grekë në Kakavijë, ku dhe kanë marrë pretendimet përkatëse për ndalimin e kalimit të shtetasve shqiptarë për në Greqi.
 
Për zyrtarët e Policisë Kufitare, ndalimi i shtetasve shqiptarë për të udhëtuar drejt Greqisë, pa përmbushur kriteret e vendosura nga “Shengen”, është mëse i justifikueshëm. Edhe gjatë ditës së djeshme, ka pasur klimë të njëjtë në Kakavijë, ku janë kthyer mbrapsht, 27 shtetas shqiptarë me mangësi në dokumentacion, ndërkohë që vetëm këtë muaj, numri i shqiptarëve të kthyer nga kontrollorët grekë, është gati 200.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.