Basha: Do pastrojmë Lanën. Politika të mos na bllokojë projektet

Bashkia e Tiranës do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përmbytjet nga Lumi i Tiranës. Këtë fakt e ka bërë të ditur kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë inspektimit të projektet për rehabilitimin e lumit të Tiranës. Me anë të këtij projekti, Tiranës tha Basha do ti shtohen 1 milion metër katror gjelbërim. Basha shtoi ndër të tjera se: "Politika të heqë dorë nga bllokimi i projekteve". Gjatë fjalës së tij para mediave, Basha theksoi se po hiqen 600 mijë ton mbetje nga lumi. “Do të largohen mbetjet 30-vjeçare. Do jetë parku blu dhe i gjelbër i Tiranës. Projekti do të mundësojë parqe në të dyja anët e lumit dhe do të mundësohet mbrojtje ndaj vërshimeve të ujit. Projekti është një vepër historike për Tiranën”-tha Basha.
Add new comment