Shpërdoroi detyrën, më 28 tetor nis gjyqi për kreun e INUV Florenc Hoxha.

Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës Florenc Hoxha si dhe 5 inspektorë vartës të Hoxhës, më 28 tetor do të dalin para gjykatës nën akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “ndërtim të paligjshëm”.
Ky proces gjyqësor do të drejtohet nga gjyqtari Enkledi Hajro, ndërsa seanca për Hoxhën dhe inspektorët nën akuzë do të nisë në orën 9:30 minuta.
Kërkesa për gjykim e Prokurorisë është regjistruar më 7 tetor, ku pas përfundimit të hetimeve Hoxha dhe inspektorët e tij u gjetën fajtorë sipas organit të akuzës.
Aktualisht Florenc Hoxha mban postin e drejtuesit të INUV, teksa hetimet ndaj tij nisën disa muaj më parë nga Prokuroria pas disa kallëzimeve të cilat çuan në prangosjen e Hoxhës, e pasi Gjykata e Tiranës vendosi masë sigurie “arrest në shtëpi” ai u hetua në gjendje të lirë.
Add new comment