Donin azil politik në Francë me dokumente false, pranga 4 persona.

Katër persona, mes të cilëve tre pjestarë të një familje, janë arrestuar në flagrancë në aerportin “Nënë Tereza” nga Policia e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përdorur dokumenta të falsifikuara për të kërkuar azil politik në Francë.
Në pranga kanë rënë, Tahsim Shima, 48 vjeç, banues në Tiranë, si dhe pjesëtarët e familjes, Ani Çerpja, 22 vjeç, Renard Çerpja, 20 vjeç, Fatmira Çerpja, 42 vjeç, që të gjithë lindur dhe banues në Tiranë.
Sipas policisë, arrestimi i tyre u krye pasi, nga hetimet e realizuara me metoda proaktive, ka rezultuar se këta persona përdornin dokumenta të falsifikuar, për të kërkuar azil në Francë, përmes pagesës në shuma të konsiderueshme, deri në destinacionin përfundimtar.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar, u sekuestruan një sërë dokumetacionesh të falsifikuara në emër të shtetasve të ndryshëm, në bagazhin e Tahsim Shimës, dokumenta të cilat do të përdoreshin për azil në vendet e Bashkimit Europian, nga familja Çerpja.
Po ashtu, gjatë ecurisë së hetimit ka rezultuar se Tahsim Shima, ka krijuar një skemë mashtrimi për organizimin dhe dërgimin drejt vendeve të Bashkimit Europian, për përfitimin azili.
Nga hetimi i kryer për të arrestuarit e mësipërm, rezultoi se familja Çerpja do të udhëtonte me linjen ajrore ‘ADRIA Airëays’, me destinacionin Frankfurt Gjermani dhe më pas Francë.
Ndërsa nga kontrolli i ushtruar në bagazhet e tyre, u gjetën dokumentat si më poshtë:
1. Vendim Gjykate i Rrethit Gjyqesor Tirane me date 03.10.2014, e perkthyer dhe e noterizuar, për familjen e shtetasit Avni Çerpja, e cila dyshohet e falsifikuar.
2. Vërtetim i datës 15.10.2014, i lëshuar nga Komisariati i Policisë Nr 4 Tirane, për familjen e shtetasit Avni Çerpja, e cila dyshohet e falsifikuar.
3. Vërtetim i datës 10.10.2014, i lëshuar nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombtar, për familjen e shtetasit Avni Çerpja, e cila dyshohet e falsifikuar.
4. Vendime Gjykatash të Rrethit Gjyqësor Tiranë në emër të personave të ndryshëm, të cilat dyshohen të falsifikuara.
5. Vërtetim i datës 15.10.2014, i leshuar nga Komisariati i Policise Nr 4 Tirane, për familjen e shtetasit Avni Çerpja, e cila dyshohet e falsifikuar.
6. Vërtetim i datës 10.10.2014, i leshuar nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombtare të gjaqeve, për familjen e shtetasit Avni Çerpja, e cila dyshohet e falsifikuar.
7. 4 pasaporta biometroke së bashku me biletat dhe siguracionet e jetës
8. Sasia prej 3380 Euro.
9. 4 telefona celulare
Për këtë çështje, materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Falsifikim i dokumentave" dhe "Falsifikimit të vulave, stampave dhe formulareve", e kryer kjo në bashkëpunim.
Add new comment