OSHEE padit faturistin abuzues përfundon në pranga Amarild Varfi.

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një faturino të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili dyshohet se abuzonte me faturat. Amarild Varfi është arrestuar pas denoncimit të OSHEE-së.
Padia e OSHEE-së mësohet se është ngritur pasi një qytetarë ka paraqitur edhe një video ku dukej faturisti Amarild Varfi teksa i kërkonte rryshfet. Drejtuesit e OSHEE-së sapo morën dijeni për këtë fakt reaguan menjëherë, duke kryer pezullimin e tij nga detyra dhe padinë ne prokurori.
Pas kësaj ngjarje, Operatori i Shperndarjes së Energjisë Elektrike, deklaron se nuk do të tolerojë askënd që shkel ligjin dhe abuzon me detyrën në dëm të interesave të qytetarëve. Të gjithë punonjësit e kësaj shoqërie vlerësohen mbi bazë të performancës si dhe korrektesës në detyrë. Ftojmë qytetarët që të depozitojnë ankesat dhe pakënaqësitë e tyre në të gjitha zyrat e Kujdesit ndaj Klientit.
Vlorë, OSHEE: Arrestohet pronarin e firmës AFA Construction
Një tjetër arrestim është kryer në qytetin e Vlorës. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike kallëzoi penalisht pronarin e firmës AFA Construction, Flamur Kadëna. Pas ndërtimit të një pallati në Vlorë, Kadëna ka kryer lidhjen e energjisë elektrike për të gjithë banorët pa asnjë kontratë me OSHEE-në.
Pas evidentimit të këtij rasti flagrant, specialistët e OSHEE kanë bërë ndërprerjen e kësaj lidhje të paligjshme, por ndërtuesi Kadëna e ka rilidhur sërish. Mënjëherë më pas është bërë edhe denoncimi I tij në organet e rendit dhe policia kreu arrestimin në kushtet e flagrancës.
Add new comment