UEFA nis hetimin:Serbia për dhunën e koret raciste,Shqipëria për flamurin.

Postuar në 15 Tetor, 2014 13:49

UEFA ka nisur zyrtarisht procedimin disiplinor ndaj Serbisë dhe Shqipërisë incidentet e regjistruara në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Partizanit të Beogradit, e cila u ndërpre në minutën e 41 për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve në fushë, teksa më pas situata agravoi edhe pas fluturimit të flamurit shqiptar me një dron të telekomanduar mbi stadium.

UEFA sqaron se “Procedimi ndaj Serbisë nis për thirrjet raciste, hedhjen e fishekzjarrëve në fushë, tifozët kanë zbritur nga stadiumi duke ushtruar dhunë ndaj lojtarëve. Serbia dështoi në organizimin, funksionimin dhe mbrojtjen e lojtarëve në fushë. Tifozët serbë përdorën lazerat në fushë duke thyer të gjitha rregullat”.

Ndërsa ka nisur procedim edhe ndaj Shqipërisë për “refuzimin e vijimit të lojës pas ndërprerjes në minutën e 41 dhe për flamurin që u valëvit mbi Beograd”. Vendimi do të merret më 23 Tetor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.