Olsi Rama për CNN: Neveri për akuzat, s'e ngrita unë flamurin.

Postuar në 15 Tetor, 2014 13:48

Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për të cilin mediat serbe pretendojnë se ishte personi që valëviti flamurin e Shqipërisë së Madhe mbi Beograd, hedh poshtë këto akuza. Vëllai i kreut të qeverisë shqiptare në një intervistë për rrjetin televiziv shprehet i zhgënjyer për këto pretendime.
 
“Jam shumë i neveritur nga pretendimet e përfshirjes sime në komandimin e dronit. Është një komplot i thurur që dhe një shkrimtar thriller do të kishte pasur vështirësi të sillte idenë që u vu re gjatë përplasjes Serbi-Shqipëri”, tha për CNN Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar, i cili shtoi se ka qenë duke fotografuar ndeshjen nga tribuna VIP në stadiumin Partizani në Beograd.
 
Një drone, që valëviti flamurin e “Shqipërisë së Madhe” mbi një ndeshje futbolli ndërkombëtare, të martën, është bërë subjekt i një trilleri të mistershëm, pasi i vëllai i Kryeministrit së Shqipërisë është akuzuar, nga një zyrtar i qeverisë serbe, se ka qenë personi që e ka pilotuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.