Ministri i Jashtëm serb: Ndeshja provokim i paramenduar politik.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka dënuar fuqishëm incidentin e mbrëmshëm në stadiumin e Beogradit duke thënë hapur se ai ishte një 'provokim i qëllimshëm politik'. "Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në asnjë ndeshje futbolli. Unë pres që të shohim se si do të reagojnë Bashkimi Europian dhe UEFA, pasi nëse do të ishte një serb ai që do të kishte ngritur flamurin e "Serbisë së Madhe" në Tiranë ose Prishtinë, çështja do të ishte tashmë në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së", ka thënë Daçiç për të përditshmen serbe 'Blic'.
Ministri serb ka shtuar se çdo gjë ka marrë një dimension poltik dhe bëhet fjalë për provokim të tillë. Më tej, Daçiç ka shtuar se Serbia nuk mban asnjë përgjegjësi për pezullimin e ndeshjes duke akuzuar drjetpërdrejt shqiptarët. Në të njëjtën linjë ka reaguar edhe Ministri i Sportit dhe Rinisë Vanja Udovicic, e cila e cilësoi ngjarjen e mbrëmshme në Beograd si një provokim të pabesë të ekstremistëve. Sipas saj, kjo ishte një abuzim brutal i sportit nga shqiptarët, që i cilësoi ekstremistë.
Add new comment