Arkiv-Lajme të përditësuara

Durrës, zbulohen 36 varre të periudhës helenistike

Postuar në 30 Korrik, 2012 11:07

Gërmimet për ndërtimin e një objekti të ri në Durrës, nxorën në sipërfaqe 36 varre të periudhës helenistike, në lagjen numër 8 të qytetit bregdetar. 
Sipas arkeologëve, varret datojnë nga shek II para erës sonë - shek IV të erës sonë. Specialistët po punojnë për të zbuluar detaje të tjera rreth këtij zbulimi të rëndësishëm. 

100 mijë euro investim, në 2013 "Marubi" një muze virtual

Postuar në 30 Korrik, 2012 07:28

100 mijë euro do të jenë në dispozicion të dixhitalizimit të Fototekes Kombëtare "Marubi", një bashkëfinancim i UNDP dhe Rajonit të Friuli- Venezia Giulia. Ky projekt pritet të përfundojë në 2013-ën, me ndërtimin e muzeut virtual "Marubi".
Përfaqesuesit e rajonit italian, në takimet me krerët vendorë jane njohur me vlerat dhe pasurinë 150-vjeçare që ka kjo fototekë.

Rumania shpall të pavlefshëm referendumin

Postuar në 30 Korrik, 2012 07:23

Zyrtarët rumunë kanë deklaruar se referendumi për shkarkimin nga detyra ose jo të presidentit Trajan Basesku, është i pavlefshëm për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve. Komisioni qendror i zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë nën 46 për qind. Sipas ligjit, referendumi kërkon pjesëmarrjen e së paku gjysmës së qytetarëve me të drejtë vote për të qenë i ligjshëm.

Vajzat anti-Putin rrezikojnë 7 vjet burg për këngën

Postuar në 30 Korrik, 2012 07:22

Tre vajzat e "Pussy Riot" rrezikojnë deri në 7 vjet burg. Në gjykatën e Moskës filloi sot gjykimi i Marisë, Nadezhda dhe Yekaterina, tre anëtarët e grupit punk anti-Putin që në muajin shkurt e çuan  protestën e tyre në ambientet e Katedrales së Krishtit Shpëtimtar. Që atëherë ato kanë qëndruuar  në burg, të akuzuara për huliganizëm. 

Korçë, 400 banorë 5 vjet pa ujë

Postuar në 30 Korrik, 2012 07:20

Mbi 400 banorë të fshatit Biranj, që ndodhet vetëm 7 kilometra larg Korçës, vuajnë prej 4-5 vitesh mungesën e ujit të pijshëm. Lidhjet e jashtëligjshme, humbjet në rrjet dhe shtrirja e fshtatit në rrjetin fundor të ujësjellësit kanë bërë që i gjithë fshati të furnizohet vetëm 1 orë në 24 me ujë. Edhe ai ujë që vjen është tejet i ndotur, në të ka rërë e dhera. Nuk kanë qenë të rralla rastet kur banorët e fshatit janë prekur nga sëmundje të rënda të zorrëve.

Raport i brendshëm i FMN: Duhet prerje e re e borxhit grek

Postuar në 30 Korrik, 2012 07:17

“Largimi i Greqisë nga eurozona do ketë pasoja të mëdha negative", thotë kreu i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker, në një intervistë të botuar në gazetën "Süddeutsche Zeitung". "Largimi i Greqisë nga eurozona nuk do të zgjidhë problemet në zonën e euros. Përkundrazi. Reputacioni i vendeve anëtare do të dëmtohej, do të kishte pasoja të mëdha negative", thotë z.Juncker 

Diabeti epidemi, në Shqipëri 55 mijë persona të prekur

Postuar në 29 Korrik, 2012 10:37

Mbi 55 mijë persona në vendin tonë janë zyrtarisht të prekur nga sëmundja e diabetit. Kjo sëmundje sipas endokrinologut, Florian Toti në kohë shumë të afërt parashikohet, të përhapet si epidemi, pasi çdo ditë jo vetëm në botë, por dhe në vendin tonë, shtohen me dhjetra pacientë. Toti e mbështet parashikimin e tij në faktin se po nuk parandalua mbipesha tek fëmijët, këta të fundit do të jenë kontigjenti, që do të shtojnë numrin e diabetikëve.

Japoni, protestë kundër energjisë nukleare

Postuar në 29 Korrik, 2012 10:33

 

Qindra-mijëra persona dolën në protestë para parlamentit në Tokio të Japonisë për të kundërshtuar planet për shfrytëzimin e energjisë bërthamore nga ana e qeverisë. 

Protestuesit kundërshtojnë vendimin e fundit të qeverisë japoneze për të rivënë në punë dy reaktorë bërthamorë në zonën e Fukushimas, ku 15 muaj më parë pati rrjedhje radioaktive, pasojë e tsunamit të fuqishëm që goditi vendin. 

Mediat: Kosova me dy universitete publike ilegale

Postuar në 29 Korrik, 2012 04:41

Funksionojnë pa bazë legale dy universitetet publike të themeluara rishtas nga Qeveria, Universiteti i Prizrenit dhe ai i Pejës. 

Ministria e Arsimit i ka funksionalizuar të dyja pa përmbushur kërkesën ligjore që vendimi mbi themelimin e këtyre institucioneve të arsimit të lartë të marrë bekimin në kuvend. 

Përmbytjet nga rezervuari në Korçë, 140 familje në rrezik

Postuar në 29 Korrik, 2012 04:40

Rezervuari i fshatit Biranj, që bën pjesë në Komunën e Bulgarecit në rrethin e Korçës,është kthyer në rrezik për jetën dhe banesat prodhimin e gjënë e gjallë të 140  familjeve. Sa herë bie shi  ai tejmbushet dhe derdhet mbi fshat duke përmbytur gjithçka gjen përpara. Ka 7 vjet që qiramarësi e ktheu këtë tokë buke në rezervuar dhe hodhi aty edhe rasate peshku. Që atëhere fshati është përmbytur 5 apo 6 herë me dëme në të gjithë tokat e fshatit. Banorët tregojnë për përmbytjen e fundit që ndodhi në 24 qershor të këtij viti,pas një breshëri që vazhdoi me orë të tëra.   

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara