Arkiv-Lajme të përditësuara
Marshim antiqeveritar në Shën Petësburg, ndalohen 10 persona
Policia ruse ndaloi 10 protestues në një marshim antiqeveritar në Shën Petersburg, të cilët ishin ulur ne tokë, duke mbajtur postera kundër presidentit Putin. Marshimi në fjalë ishte organizuar nga lëvizja "Strategjia 31" e cila prej vitit 2009 mban protesta për të shënuar të drejtën e manifestimit paqësor të garantuar përmes nenit 31 të Kushtetutës.
Grupe polake kundër koncertit të Madonna në Varshavë
Grupët katolike dhe veterane në Poloni protestojnë kundër koncertit të Madonës pasi përkon me përvjetorin e Kryengritjes së Varshavës. Ata i kërkojnë biletashitësit të bojkotojnë koncertin e sotëm, i cili vjen 68 vjet pas nisjes së revoltës në qytet kudër pushtimit nazist. Organizatorët e koncertit kanë rënë dakord që të tregojnë një klip të vogël për ngjarjet e 1944. Çdo vit, polakët përkujtojnë 200 mijë viktimat e kryengritjes.
Masat për 11.5 mld euro, aleatët kundër Samaras
Krerët e tri partive që formojnë qeverinë e koalicionit do të mblidhen sërish sot në përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët, mbi programin e shkurtimeve që nevojiten për mbledhjen e shumës prej 11,5 miliardë euro.
Dje kryeministri Antonis Samaras takoi kryetarin e PASOK-ut, Evangjelos Venizelos dhe Trojkën.
Pikëpamja e kryeministrit, i cili kërkon që masat e nevojshme të zbatohen tani dhe kryetarit të PASOK-ut, i cili flet për t’i ndarë në dy faza, kanë krijuar një klimë të pakënaqëshme në mesin e aleatëve.
INSTAT: Tkurren importet e pajisjeve, bien investimet e bizneseve
Përballë intensifikimit të efekteve të krizës evropiane në ekonominë shqiptare bizneset po tkurrin investimet. Fluksi i tyre besohet të ketë pësuar rënie gjatë pjesës së parë të këtij viti, pavarësisht apelit të përsëritur të Bankës së Shqipërisë për rritje të konsumit dhe investimeve private, si një mënyrë për të vënë në lëvizje motorët e ekonomisë.
Gafat e Romney, komente raciste në turin izraelit
Turi në Europë dhe Izrael duhet t'i siguronte kandidaturës së republikanit Mitt Romney konsensus ndërkombëtar sikundër Barak Obamës 4 vjet më parë, por për republikanin nuk ka ndodhur kështu.
I ftuar nga ish- presidenti polak dhe laureati i çmimit Nobel të Paqes Lech Valesa, Romney ka vizituar kantierin e anijeve në Gdansk, duke shkaktuar një debat me udhëheqjen aktuale të Solidarnostit që është distancuar nga Romney duke theksuar se kandidati për president mbështet sulmet kundër sindikatave amerikane.
Numër rekord i të papunëve në Eurozonë
Bashkimi Evropian njoftoi se numri i personave të papunë në 17 shtete të Eurozonës ka shënuar një rekord të ri në muajin qershor. Zyra për statistika e BE-së, Eurostat, bëri të ditur se më shumë se 17 milionë njerëz ose 11.2 për qind u regjistruan si të papunë gjatë muajit qershor.
E përkthyer në shifra bëhet fjalë për më shumë se 123 mijë njerëz në krahasim me muajin maj, ndërsa ky është niveli më të lartë i papunësisë në Eurozonë që prej viti 1999.
Liria fetare, DASH: Ja vendet problematike
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi në Uashington raportin mbi liritë fetare në botë. Raporti thekson gjendjen e lirive fetare në vendet myslimane, duke përfshirë Arabinë Saudite, Pakistanin dhe Afganistanin.
Raporti sic ben me dije Zeri i Amerikes gjithashtu rendit shtatë vendet të tjera me shqetësim të veçantë - Kina, Eritrea, Irani, Koreja e Veriut, Sudani, Birmania dhe Uzbekistani.
Rusi, popullariteti i Putin në rritje
Ndonëse Rusia u përfshi nga protesta të shumta pas parregullsive të pretenduara në zgjedhje në dimër dhe pranverë, të dhënat e fundit tregojnë se popullariteti i presidentit Putin është në rritje të vazhdueshme.
Në një sondazh të zhvilluar përgjatë një muaji, një institut i specializuar për statistika arriti në përfundimin se 67% e rusëve aprovojnë politikat e ndjekura nga kreu i shtetit si dhe vetë qëndirmin e Putin në krye të Kremlinit.
Në krahasim me sonazhin e fundit, duket se popullariteti i Putin ka shënuar një rritje prej 3%.
Gjermani, rritet niveli i papunësisë gjatë muajit korrik
Tregu gjerman i punës në korrik shfaqi shenja të një zhvillimi më të ngadaltë, bëri të ditur sot Agjencia Federale e Punësimit, që megjithatë konsideron se ka mbetur përgjithësisht në nivele pozitive.
"Përqindja e papunësisë, që ishte në ulje për disa muaj, në Gjermani, u rrit përsëri në 6,8 për qind, kundrejt 6,6 për qind, në qershor", sipas agjencisë.
Sipas të dhënave, numri i të papunëve u rrit nga 7 000 në një muaj, për shkak të faktit se shumë të rinj, të cilët kanë përfunduar studimet, janë regjistruar sipa të punë.
Ballkanweb.com
Itali-Spanjë, rritet besimi tek ekonomia
Shqetësimet e investitorëve rreth një kolapsi të mundshëm të ekonomisë italiane e spanjolle u zbutën ditën e hënë, nga informacionet se autoritetet e Eurozonës janë pranë marrjes së masave konkrete për reduktimin e interesave të huasë.
Interesat për bonot e thesarit me afat maturimi 10-vjeçar për Spanjën u reduktuan me 6,5%, ose 1% më pak se rekordi i një jave më parë, një shenjë e qartë e rritjes së besimit.
Edhe Italia pagoi të hënën një interes më të ulët për një hua prej 5,48 miliardë eurosh të marra në tregjet ndërkombëtare.