Masat për 11.5 mld euro, aleatët kundër Samaras

Postuar në 01 Gusht, 2012 04:06

Krerët e tri partive që formojnë qeverinë e koalicionit do të mblidhen sërish sot në përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët, mbi programin e shkurtimeve që nevojiten për mbledhjen e shumës prej 11,5 miliardë euro. 

Dje kryeministri Antonis Samaras takoi kryetarin e PASOK-ut, Evangjelos Venizelos dhe Trojkën. 

Pikëpamja e kryeministrit, i cili kërkon që masat e nevojshme të zbatohen tani dhe kryetarit të PASOK-ut, i cili flet për t’i ndarë në dy faza, kanë krijuar një klimë të pakënaqëshme në mesin e aleatëve. 

Kreu i PASOK dhe ai i së Majtës Demokratike nuk janë dakort me kryeministrin Antonis Samaras, kryesisht në lidhje me kohën e marrjes dhe zbatimit të këtyre masave. 

Në takimin e tij me Trojkën, Venizelos ka paraqitur pozicionin e tij në ndarjen e masave, të shumës 11,5 miliardë euro (që në bazë të Memorandumit kërkohet të zbatohen për 2-vjecarin 2013-2014), në 2 faza dhe zbatimin e tyre në 4 vite. Sipas Venizelos, mund të zbatohen fillimisht masat strukturore dhe pas vlerësimit të gjëndjes së krijuar, të vendosen e të zbatohen masat ekonomike 

Por përfaqësuesit e huadhënësve kanë raportuar se nuk janë të autorizuar për të diskutuar asgjë më shumë sesa zbatimi i masave të shumës 11,5 miliard euro dhe se çdo gjë tjetër Greqia duhet ta diskutojë në nivel politik. 

Zëdhënësi i qeverisë, Simos Kedikoglu tha se “masat 11,5 miliard euro duhet të përcaktohen tani në mënyrë që të ndryshojë klima negative që ekziston jashtë Greqisë, duke shtuar se në këtë moment askush nuk do të pranojë të diskutojë për dy fazat”.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.