Arkiv-Lajme të përditësuara

Japoni, përkujtohet tragjedia e Hiroshimës

Postuar në 06 Gusht, 2012 09:07

Japonia përkujtoi ditën e hënë 67-vjetorin e lëshimit të bombës bërthamore mbi Hiroshimë, në atë që është shndërruar në një homazh të përvitshëm ndaj viktimave japoneze të Luftës së Dytë Botërore. 

Me dhjetëra mijëra persona ishin të pranishëm në ceremoni, ndërsa debati dhe ndienjat anti-bërthamore në vend kanë arritur nivelet më të larta në dekada.

Një këmbanë shënoi heshtjen prej një minute në orën 08:15, kur bombarduesi amerikan “Enola Gay” lëshoi bombën që shkatërroi krejtësisht qytetin dhe vrau 140 mijë persona.

Greqia riatdheson 1 600 emigrantë

Postuar në 06 Gusht, 2012 09:03

Policia greke do të deportojë më shumë se 1 600 emigrantë të paligjshëm, pas një aksioni madhor të realizuar në Athinë, gjatë ditëve të fundit. 

Më shumë se 6 mijë persona u arrestuan gjatë këtij operacioni, ndonëse shumica u lëshuan.

Ministri i Rendit Publik, Nikos Dendias, mbrojti “fshesën”, duke thënë se “në një kohë vështirësisht të thella ekonomike, Greqia nuk mund t’i lejojë vetes të përballet edhe me një pushtim emigrantësh”.  

Ministri e cilësoi çështjen e emigracionit si “një bombë në themelet e shtetit dhe të shoqërisë greke”. 

Raporti 6-mujor, KLSH: 5 miliardë lekë dëm shtetit

Postuar në 06 Gusht, 2012 04:56

 

Pesë miliardë lekë dëm në gjashtë muaj i është shkaktuar shtetit shqiptar. Shifra vjen nga raporti 6-mujor i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku 3.5 miliardë lekë janë shkaktuar nga parregullsitë dhe shkeljet financiare në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera. Sektorët ku konstatohen shkeljet më të mëdha janë në fushën e shitjes dhe dhënies më qira të pasurisë shtetërore, në prokurimet publike, shpenzimet operative, në fushën e urbanistikës, etj.

Kosovarët 'pushtojnë' bregdetin, vetëm në fundjavë 60 mijë persona

Postuar në 06 Gusht, 2012 04:39

60 mijë persona kanë hyrë në fundjavë në pikat e kalimit kufitar të Kukësit. Vetëm në pikën e Morinës kanë hyrë 50 mijë persona, ndërsa në Qafë Morinë, në Qafë Prush, Shishtavec dhe Orgjost kanë hyrë një numër më i vogël. Ndërsa kanë dalë nga territori shqiptar plot 25 mijë shtetas.

Çmimi i tokave, ndryshime rrënjësore në zonat rurale dhe qytetet e mëdha

Postuar në 06 Gusht, 2012 04:37

 

Çmimet e tokave do të ndryshojnë dhe një grup ekspertësh është duke përgatitur dhe hartën e re të tyre. Sipas tyre ndryshime më të ndjeshme çmimesh do të jenë në kryeqytet dhe në disa zona ku mendohet që ka fryrje të çmimeve, në krahasim me vlerën reale. 

I nxehti afrikan "pushton" vendin, temperaturat arrijnë 42 gradë celsius

Postuar në 06 Gusht, 2012 04:36

 Vendi ynë është “pushtuar” nga i nxehti afrikan, ku temperaturat sot pritet të arrijnë deri në 42 gradë celsius. 
Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë Jug-Perëndimore, të nxehta dhe relativisht të thata. 
Moti do të jetë përgjithësisht i kthjellët, ndërsa era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Veriperëndim, me shpejtësi 7 m/sek. Deti do të jetë i forcës 2, me lartësi vale 0.5 m. 

Fotot drejt zhdukjes, veprat e Kristaq Sotirit 'pa shtëpi'

Postuar në 05 Gusht, 2012 12:22

Mbi 500 fotografi dhe rreth 15.000 negativë në xham dhe pllaka gjenden në një mjedis të vogël, nën shkallët e shtëpisë së ish fotografit të talentuar korçar të shekullit të kaluar Kristaq Sotiri. Ato janë ruajtur me fanatizëm në fillim nga vetë fotografi, më pas nga djali e vjaza e tij dhe tani nga mbesat.Siç shihet,kushtet nuk janë aspak të përshtatshme dhe ky arkiv për shkak të ruajtjes në këtë mjedis prej 80 vjetësh rrezikon të dëmtohet.

Një vit nga burgosja e Timoshenkos, mbështetësit kërkojnë lirimin e ish-kryeministres

Postuar në 05 Gusht, 2012 12:18

Mbështetësit e ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, kanë shënuar përvjetorin e parë të burgosjes së saj me protesta dhe thirrje për lirim.

Një banderolë e gjatë 20 metra, me fjalët "Julia ? Liri", është shpalosur tek ura mbi lumin Dniper, në kryeqytetin e Kievit.

Timoshenko, e cila ka shërbyer në postin e kryeministres së Ukrainës nga janari deri në shtator të 2005-ës dhe përsëri nga viti 2007 deri më 2010, është burgosur më 5 gusht të 2011-ës.

Betejë epike në Greqi, qeveria rrezikon shpërbërjen

Postuar në 05 Gusht, 2012 12:15

Premtimet e fundit të Greqisë për reforma fiskale mund të jenë të mjaftueshme për të bindur huadhënësit ndërkombëtarë të lodhur pas vitesh premtime të pambajtura, por beteja për ti zbatuar atë do të jetë epike. Kështu paralajmërojnë ekspertët e ekonomisë të cilët nuk venë në dyshim vullnetin e klasës politike por parashikojnë njëheresh dhe një pengesë të fortë nga ana e sektorit publik për zbatimin e reformave.

Siri, luftime të ashpra në Aleppo

Postuar në 05 Gusht, 2012 05:48

Luftimet e ashpëra vazhdojnë pa e ulur ritmin në qytetin sirian të Aleppos, ndërsa frika se ushtria do të lëshojë brenda pak ditëësh një sulm me kapacitet të plotë rritet. 

Një komandant rebel në terren tha për Reuters se luftëtarët e tij po përgatiten për një ofensivë të fortë.

Në Damask, burimet e ushtrisë thanë se kishin dëbuar rebelët nga një fortesë e fundit. Ata treguan se rebelët ishin tërhequr.

Luftimet vijnë pasi 48 pelegrinë iranianë u rrëmbyen afër një vendi të shenjtë shiit të shtunën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara