Arkiv-Lajme të përditësuara

Urgjenca e Tiranës, fluksi mesatar ditor 60 raste

Postuar në 14 Gusht, 2012 09:47

Urgjenca e Tiranës i plotëson të gjitha kushtet në këtë stinë të nxehtë vere. Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo gjatë një vizite në godinën e këtij shërbimi. Tavo tha se qëllimi i vizitës ishte njohja me problematikat e punës me të cilat përballet stafi.

Bulqizë, 66 minatorë në protestë: ACR të na lejojë t’i kthehemi punës

Postuar në 14 Gusht, 2012 09:44

Rikthehen protestat në Bulqizë. 66 minatorë të zonës D, kanë nisur sot protestat përpara galerisë, për shkak se kompania ACR ka bllokuar punën e tyre, siç thonë ata. Sipas tyre ACR nuk i lejon t'i kthehen pnës me petendimin se kjo galeri nuk plotëson kushtet teknike për punë.

Minatorët deklarojnë se në galerinë D janë plotësua kushtet për të rinisur punën dhe i kërkojnë ACR t’i lejojë të kthehen në këtë galeri. 

Tjetër gafë e Romney

Postuar në 14 Gusht, 2012 09:42

 

Një gafë e re i shtohet listës së mëparshme të kandidatit republikan për Shtëpine e Bardhë, Mitt Romney. 

Gjate turit të tij elektoral ai ndaloi në Majami, me shpresën për të marrë mbështetjen e komunitetit kubano-amerikan me shume influencë në Shtetet e Bashkuara. 

Greqi, s’ka fonde për ngrohjen e shkollave

Postuar në 14 Gusht, 2012 09:40

Federata e mësuesve në shkollat fillore të Greqisë ka dhënë alarmin mbi rrezikun se, nga mungesa e fondeve shtetërore për shkak të krizës ekonomike, dimrin e ardhshëm institucionet arsimore mund të mos jenë në gjendje të paguajnë për ngrohjen e tyre. 

Federata, bën të ditur shtypi i sotëm grek, ka njoftuar se rata e parë e fondeve publike të destinuara për vitin e kaluar shkollor është shkurtuar me një të tretat. 

Ndërsa rata e dytë, që pritej të mbërrinte prillin e kaluar, duhet ende të paguhet, njoftojnë më tej mediat greke. 

Siri, bombardime në Damask dhe rajon

Postuar në 13 Gusht, 2012 13:39

Ushtria siriane bombardoi sot në agim disa lagje të Damaskut ku në 48 orë të paktën 45 persona kanë humbur jetën, 36 prej të cilëve civilë, konfirmoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSHD). 

''Predhat kanë goditur sot në mëngjes Assalin, Nahar Aïcha, Qadamin, Irbine, al-Tal dhe ArtouzIN'', theksoi OJQ-ja, që bazohet në një rrjet militantësh dhe dëshmitarësh. 

Përplasje kanë ndodhur gjithashtu dhe në qytetin rebel Harasta, në verilindje të kryeqytetit. 

Bie GDP-ja greke

Postuar në 13 Gusht, 2012 13:36

Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) i Greqisë ka rënë 6.2 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, në krahasim me çerekun e njëjtë të vitit të kaluar, çfarë, megjithatë, është një përmirësim i vogël në krahasim me rënien prej 6.5% në tremujorin e parë.

Shifrat janë bërë publike nga Agjencia greke për Statistika.

Vendi po kalon vitin e pesë të recesionit, ndërsa institucionet financiare kanë paralajmëruar se recesioni i 2012-ës mund të jetë më i keq seç është paraparë.

Ndotja e ujit, DSHP: Puset burim bakteresh

Postuar në 13 Gusht, 2012 13:34

Puset e hapura në Tiranë vend e pa vend,  janë origjina e ndotjes së ujit që vjen  në banesat tona. Ato janë një nga shkaktarët, pavarësisht se uji që vjen deri në  rubinetat e shtëpive,   futet në një  rrugë të gjatë  filtrimi.  Autoritetet e shëndetësisë thonë se këto puse  nuk duhet të përdoren për ujë të pijshëm, por për nevoja të tjera. Ndërkohë që hedhin idenë se duhet të përdoren mënyra të tjera alternative për furnizimin me ujë të pijshëm.

Frenohet rritja, efekti i krizës ekonomike në Japoni

Postuar në 13 Gusht, 2012 06:28

Ekonomia e Japonisë u rrit me vetëm 0.3 për qind në periudhën prill-qershor, gjysma e ritmit të parashikuar duke nxitur shqetësime për uljen në shpenzimet e konsumatorëve, por dhe peshën e krizës së borxhit europian mbi ekonominë globale.  

Kontroll ushqimeve, AKU: Problem shitësit ambulantë

Postuar në 13 Gusht, 2012 06:27

Në pikun e sezonit turistik, inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit kanë intesifikuar kontrollet në të gjitha baret, restorantet e hotelet që ju shërbejnë konsumatorëve. Gjatë një interviste për AS, shefi i inspektimeve në AKU thotë se  ndryshe nga vitet e tjera,  në zonat bregdetare nuk ka probleme me  sigurinë ushqimore. Ai thotë se nuk ka patur raste të ushqimeve të skaduara, megjithatë kontrollet do të vazhdojnë.

Fuchs: Gjermania do përdorë veton mbi ndihmën për Greqinë

Postuar në 13 Gusht, 2012 06:23

Gjermania do bllokojë ndihmën e mëtejshme financiare për Greqinë, nëse vendi dështon të përmbushë plotësisht reformat, siç është rënë dakord në bazë të paketës së shpëtimit. Paralajmërimi vjen nga një zyrtar i lartë i qeverisë së Merkel. 

“Gjermania do të përdorë të drejtën e saj të vetos, në qoftë se konsideron se Greqia nuk i ka plotësuar kushtet për ndihmën", tha Michael Fuchs, nënkryetar i grupit parlamentar të partisë në pushtet CDU, për gazetën Handelsblatt. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara