Arkiv-Lajme të përditësuara
66 minatorët e Bulqizës 3 ditë protesta, paralajmërojnë grevë urie
Minatorët e zonës D mes tyre edhe gra, të cilët u bllokuan nga policia private e ACR-së një ditë më parë, duke mos i lejuar të nisnin punën në minierë, kanë protestuar sërish sot para galerisë 39 ku dhe punonin.
Minatorët shprehen se tashmë janë plotësuar kushtet për të rinisur puna. “Firma turke ka rikonstrukturuar galeritë. Jemi me kontrata të rregullta”, shprehen ata.
66 minatorët paralajmëruan se brenda tre ditëve nëse nuk u lejohet të rinisin punën do të futen menjëherë në grevë urie, pasi po u shkelen të drejtat e tyre.
Ballkanweb.com
Vlerësim për franko-gjermanët, OECD: Duhet rritje në vend të kursimit
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik me qendër në Paris deklaron se ka pak arsye për t'u gëzuar me të dhenat më të fundit të publikuara, sipas së cilës dy motorët ekonomikë të Evropës boshti franko-gjerman ka ecur më mirë nga sa pritej në tremujorin e dytë të 2012.
Mediat: Serbia do "pranojë" Kosovën pa fusnotë
Qeveria në Beograd po shqyrton modelin, i cili do t’i mundësonte Serbisë pjesëmarrjen në forumet rajonale, në të cilat Kosova përfaqësohet pa fusnotë, shkruajnë mediat serbe.
Duke cituar burime të afërta brenda qeverisë, gazeta Blic shkruan se për modelin e tillë janë ngarkuar nënpresidentja e qeverisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq, dhe shefi i Zyrës për integrime, Millan Pajevic.
“Ngec” ekonomia braziliane
Qeveria braziliane po përgatitet të ndërhyjë në sektorët e ekonomisë vendase të cilat kanë patur një rritje të ngadaltë në krahasim me rritjen e përgjithshme ekonomike.
Në planin e hartuar nga qeveria parashikohet ndërhyrja me të paktën 50 miliard dollarë, fillimisht me shtetëzimin e mbi 14 mijë kilometër hekurudhë dhe rrugë, e më pas me blerjen e disa porteve dhe stimulimin e tyre për t’u shndërruar në nyje të rëndësishme tregtare në vend.
Urrejtja në Greqi, rriten krimet ndaj emigrantëve
Një shoqatë emigrantësh që punojnë në Greqi deklaroi se krimet për shkak të urrejtjes në këtë vend kanë parë rritje dhe operacionet e fundit të policisë për kapjen e emigrantëve ilegalë vetëm sa kanë hedhur benzinë në zjarr.
Xhavid Aslam, president i komunitetit pakistanez në Greqi tha se në tre vjet sulmet kundër emigrantëve janë shtuar si në numër ashtu edhe në egërsinë e treguar ndaj tyre. Sipas tij, vetëm gjatë muajit të fundi, 20 emigrantë të sulmuar me thika kanë përfunduar në spital.
Bulqizë, 66 punonjës në ditën e 2 të protestës: ACR po shkel marrëveshjen
Minatorët, punonjës të firmës turke "Turkalba", të nënkontraktuar nga kompania ACR dhe që prej tre muajsh merreshin me rikonstruksionin e galerive, nuk u lejuan nga policia private për të vijuar normalisht punën.
Të indinjuar nga shkelja e marrëveshjes, ata vazhdojnë dhe sot tubimin, ndërsa kërcënojnë se do të hidhen në grevë urie.
Resler, kritika atyre që duan daljen e Greqisë nga euro
Zëvendëskancelari gjerman Philip Resler sulmoi ata të cilët kërkojnë dalje të Greqisë nga eurozona.
Z. Resler, i cili gjithmonë ka qenë i ashpër me Greqinë, dhe muajin e kaluar deklaroi se dalja e saj nga euro nuk është më tabu, i tha revistës Spiegel, se me këtë vend ka "zgjedhur me vetëdije tone të buta."
Palestina “lobon” për njohje nga OKB
Një zyrtar i lartë palestinez i kërkoi diplomatëve të huaj në Jeruzalem që të mbështesin një nismë të re të vendit të tij për të fituar njohje nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Hanan Ashrawi, një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Çlirimit të Palestinës, deklaroi se një “përpjekje e tillë përbën një test mbarëbotëror për konsensusin dhe zotërimin e ligjit”.
Palestina njihet si shtet i pavarur nga shumica e vendeve të botës, përfshi edhe Shqipëria e dy anëtarët me të drejtë veto të Këshillit të Sigurimit, Rusia dhe Kina.
Vazhdon të tkurret ekonomia e Eurozonës
Dy ekonomitë më të mëdha të Evropës, Gjermania dhe Franca arrijnë t’i shmangen recesionit, por të dhënat e publikuara të martën tregojnë se prodhimi i përgjithshëm kombëtar në bllokun me 17 vende u tkurr me 0.2 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Shifrat e reja nga agjencia evropiane e statistikave, Eurostat, tregojnë se ekonomitë e vendeve të eurozonës dhe të Bashkimit Evropian u tkurrën me 0.2 për qind në tremujorin e dytë të vitit.
Përleshje të dhunshme në Francë, 116 të lënduar
Ndërtesa dhe makina shpërthyen në flakë gjatë natës në Amiens, në Francë si pasojë e përleshjeve mes të rinjve dhe policisë në qytetin Verior. Gjashtëmbëdhjetë policë u plagosën e rreth 100 të rinj pësuan plagë të lehta gjithashtu. Ata qëlluan me fishekzjarre e bomba molotov kundër forcave të rendit në shenjë proteste për arrestimin e një të riu për drejtim të rrezikshëm të automjetit të tij.