Urrejtja në Greqi, rriten krimet ndaj emigrantëve

Një shoqatë emigrantësh që punojnë në Greqi deklaroi se krimet për shkak të urrejtjes në këtë vend kanë parë rritje dhe operacionet e fundit të policisë për kapjen e emigrantëve ilegalë vetëm sa kanë hedhur benzinë në zjarr.
Xhavid Aslam, president i komunitetit pakistanez në Greqi tha se në tre vjet sulmet kundër emigrantëve janë shtuar si në numër ashtu edhe në egërsinë e treguar ndaj tyre. Sipas tij, vetëm gjatë muajit të fundi, 20 emigrantë të sulmuar me thika kanë përfunduar në spital.
Në gjashtë muajt e fundit, raportohet se mbi 500 persona janë sulmuar nga radikalët e krahut të djathtë. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se ka prova që tregojnë se sulmet kundër emigrantëve lidhen me grupe vigjilantësh lokalë dhe ato të Agimit të Artë, partia neonaziste që tashmë ka hyrë edhe në parlament. Të dielën nja punëtor iraken u qëllua me thikë për vdekje nga pesë persona të panjohur.
Albanian Screen
Add new comment