Resler, kritika atyre që duan daljen e Greqisë nga euro

Zëvendëskancelari gjerman Philip Resler sulmoi ata të cilët kërkojnë dalje të Greqisë nga eurozona.
Z. Resler, i cili gjithmonë ka qenë i ashpër me Greqinë, dhe muajin e kaluar deklaroi se dalja e saj nga euro nuk është më tabu, i tha revistës Spiegel, se me këtë vend ka "zgjedhur me vetëdije tone të buta."
Ai kritikoi partinë CSU që sipas tij, me pozicionet ekstreme rrezikon euron, duke shtuar se as ai e as partia e tij nuk kanë ndjekur rrugën e europopuliste.
Kritika lëshoi Resler edhe për Ministrin Bavarez të Financave, i cili vazhdimisht ka kërkuar daljen e Greqisë nga euro.
Zëvendskancelari gjerman përsëriti se as ai, as Gjermania nuk e dëshiron falimentimin e Greqisë, por shtoi se në qoftë se kjo ndodh, vendi i tij mund t’i përballojë pasojat.
Ndërkaq komisioneri evropian për ekonominë Olli Rehn deklaroi se “në Greqi, kanë arritur më shumë se ata shpesh e kuptojnë. Qeveria e re greke ka treguar angazhim për zbatimin e reformave dhe për një mbështetje të gjerë parlamentare ".
Ballkanweb.com
Add new comment