Arkiv-Lajme të përditësuara

Programi bërthamor i Iranit

Postuar në 13 Gusht, 2012 06:21

Irani ka nisur punën për mbushjet bërthamore të raketave. Lajmi është shkruar në dy gazeta izraelite: liberalen “Haaretz”, kritike e Benjamin Netanjahut dhe "Israel Hayom", pro-qeveritare. 

"Haaretz" shkruan se dokumentet e Shërbimeve Kombëtare, të hartuara nga administrata Obama përfshijnë përditësime të minutës së fundit për progresin e shënuar në zhvillimin e mbushjeve bërthamore të raketave "përtej qëllimit të njohur". 

Privatizohet Posta Greke dhe ndërmarrja e prodhimit të armëve

Postuar në 13 Gusht, 2012 06:18

Komisioni ndërministror i privatizimeve vendosi shitjen deri të të gjithë aksioneve që ka shteti në Postat Greke (ELTA). Komisioni autorizon Fondin e Shfrytëzimit të Pasurisë Publike të planizojë, të vendosë dhe të menaxhojë procesin e ankandit për shitjen e aksioneve të ELTA. 

Gjithashtu, komisioni ndërministror vendosi shitjen edhe të aksioneve shtetërore në ndërmarrjen e prodhimit të armëve (ELVO). 

Debati për romët në Francë, evakuohen disa kampe

Postuar në 12 Gusht, 2012 12:17

 Dy vjet më vonë, me një President të ri me një kahje të kundërt politike, në Francë rikthehet debati për dëbimin e romëve. Sikundër dhe në 2010, Bashkimi Evropian deklaron sërish se po monitoron nga afër të gjitha lëvizjet e Parisit, për të garantuar që zbatohen me rigorozitet rregullat e unionit. 

Invalidët e punës: Diskriminim, pensione qesharake

Postuar në 12 Gusht, 2012 12:16

Në vendin tonë përllogariten 52 mijë invalidë pune të cilët trajtohen me pension sipas kategorive përkatëse, ndërsa këto të ardhura nuk mjaftojnë as për të përballuar nevojat minimale të jetës. Edhe pse rej vitesh kanë kontribuuar në skemat e sigurimit, ata sot gjenden më të diskriminuarit në të ardhurat e tyre. Në një intervistë për Albanian Screen, kreu i kësaj shoqate thotë se nga lehtësirat e ofruara nga qeveria, invalidët e punës përfitojnë vetëm 10 për qind, ndërsa me dokumentat që u ka dhënë shteti shqiptar ata kanë më shumë favore në vendet evropiane se sa në Shqipëri.

Bien fluturimet, shkak kriza dhe falimentimi i "Malev"

Postuar në 12 Gusht, 2012 12:14

Kriza ekonomike në Eruopë e rajon ndikon në uljen e numrit të udhëtarëve në aeroportin e Rinasit "Nënë Tereza". Gjatë vitit 2012 numri i pasgjerëve ka rënë dhe kjo ka ardhur për disa arsye, moti i keq në Europë, kriza ekonomike, si dhe falimentimi i një linje ajrore. Drejtori i Autoritet të Aviacionit Civil, Ervin Minarolli në një intervistë për AS tregon pse numri i pasagjerve për këtë vit është më i ulët se ai i 2011.

Sondazhi: Obama favorit

Postuar në 12 Gusht, 2012 12:11

Thuajse tre muaj larg zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, anketa e fundit e Gallup dëshmon një epërsi të ngushtë të presidentit amerikan, Barak Obama, ndaj kundërshtarit republikan Mit Romni, 47 me 46%. 

Ekspertë dhe analistë parashikojnë se ky është sinjali i vazhdimit të fushatës deri më 6 Nëntor. Piter Braun i Institutit të Sondazheve në Universitetin Kuinipiac shpjegoi se Obama kryeson në rrafshin kombëtar dhe në ata shtete që përcaktojnë fituesin, megjithatë jo me një diferencë të madhe. 

BE dhe FMN, kushte të tjera Greqisë për këstin e ri të ndihmës

Postuar në 12 Gusht, 2012 12:07

BE dhe FMN i vënë kushte të reja Greqisë në këmbim të lëvrimit të ndihmës prej 31.5 mld euro, që vendi pret me padurim. 

BE dhe FMN nuk mjaftohen me identifikimin e masave të kursimit me vlerë 11.5 miliardë euro nga qeveria greke, por kërkojnë miratimin e tyre edhe nga Parlamenti, si kusht për të paguar këstin e ardhshëm të kredisë. 

Romney pritet të zgjedhë Ryan Paul si kandidat për zv/president

Postuar në 11 Gusht, 2012 05:51

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Mitt Romney pritet të bëjë sot publike zgjedhjen e tij për zëvendës/president në kampin e tij. Sipas raportimeve të mediave amerikane kandidati për zëvendës/president në kampin republikan do të jetë kongresmeni i Wiskonsin, Paul Ryan. 

Megjithatë drejtuesit e fushatës së Romneyt nuk kanë bërë asnjë deklarate zyrtare për identitetin e kandidatit. Ish-guvernatori i Masacusets, Romney do të përballet me presidentin Obama në zgjedhjet e 6 nëntorit. 

Kriza në Siri, OKB: 150 mijë kanë lënë vendin

Postuar në 11 Gusht, 2012 05:49

Një numër gjithnjë në rritje civilësh janë duke u larguar nga luftimet e rënda veçanërisht në Aleppo, duke e çuar në total në rreth 150 mijë numrin e refugjatëve të regjistruara në katër shtete fqinje.  Lajmin e bëri të ditur Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). 

Sondazhet, Obama kryeson

Postuar në 11 Gusht, 2012 05:22

Sondazhet e reja në Shtetet e Bashkuara tregojnë se presidenti Barak Obama kryeson kundrejt kandidatit republikan, Mitt Romney, në garën për Shtëpinë e Bardhë. 

Sondazhi i “Fox News” i ka “siguruar” Obamës 49 për qind të votave, ndërsa Romney-t 40 për qind të tyre.

Ai i CNN-it, ndërkaq, për Obamën parasheh 52 për qind të votave, përkatësisht 7% më shumë se për ish-guvernatorin e Masaçusecit.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen në muajin nëntor.

Gjendja e ekonomisë amerikane, megjithatë, pritet të jetë faktor vendimtar në to. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara