Romney pritet të zgjedhë Ryan Paul si kandidat për zv/president

Postuar në 11 Gusht, 2012 05:51

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Mitt Romney pritet të bëjë sot publike zgjedhjen e tij për zëvendës/president në kampin e tij. Sipas raportimeve të mediave amerikane kandidati për zëvendës/president në kampin republikan do të jetë kongresmeni i Wiskonsin, Paul Ryan. 

Megjithatë drejtuesit e fushatës së Romneyt nuk kanë bërë asnjë deklarate zyrtare për identitetin e kandidatit. Ish-guvernatori i Masacusets, Romney do të përballet me presidentin Obama në zgjedhjet e 6 nëntorit. 

42-vjeçari Paul Ryan është zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve që në moshën 28-vjeçare, ndërsa është konsideruar si një i ri dinamik dhe një yll në rritje i Partisë Republikane. 

Ai ka punuar në komitetin për buxhetin e Senatit dhe buxhetit federal. Paul Ryan gjithashtu është njohur si një konservator i palëkundur, i famshëm për propozimet e tij për shkurtimet të mëdha të taksave dhe shpenzimeve, të cilat janë konsideruar si mjaft popullore. 

 

Ballkanweb.com

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.