Privatizohet Posta Greke dhe ndërmarrja e prodhimit të armëve

Postuar në 13 Gusht, 2012 06:18

Komisioni ndërministror i privatizimeve vendosi shitjen deri të të gjithë aksioneve që ka shteti në Postat Greke (ELTA). Komisioni autorizon Fondin e Shfrytëzimit të Pasurisë Publike të planizojë, të vendosë dhe të menaxhojë procesin e ankandit për shitjen e aksioneve të ELTA. 

Gjithashtu, komisioni ndërministror vendosi shitjen edhe të aksioneve shtetërore në ndërmarrjen e prodhimit të armëve (ELVO). 

Ndërsa nuk është bërë i ditur afati kohor i përfundimit të këtyre dy privatizimeve, SYRIZA ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj shitjes së tërësisë së aksioneve shtetërore të dy ndërmarrjeve. 

Punonjësit postarë shprehën kundërshtimin e fortë të tyre ndaj vendimit të Komitetit Ndërministror për Privatizimet për shitjen e deri edhe të gjithë aksioneve të Postave Greke (ELTA), që disponon shteti grek. 

Prandaj Federata Panhelene e Shoqatave të Postierëve (POST) ka vendosur për sot e hënë, mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, për të përcaktuar se si të reagojnë ndaj vendimit të Komitetit Ndërministror për Privatizimet. Me një komunikim të saj, Federata, karakterizon vendimin “shitje” dhe “risi botërore”, duke theksuar se edhe në qendrat e kapitalizmit", shërbimi postar ofrohet nga institucionet publike. 

POST fajëson qeverinë për neglizhencë në funksion të "praktikave spekulative" që do të zbatohen dhe thekson se "privatizimi i ELTA do të çojë drejtpërdrejt në mbylljen e zyrave postare në qarqe, ishuj dhe në zonat e largëta, në shpërndarjen e rrjetit kombëtar dhe njerëzit do të paguajnë çmime të larta si pasojë e tregut të pakontrrollueshëm të shërbimeve postare". 

 

Anila Jole

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.