Bien fluturimet, shkak kriza dhe falimentimi i "Malev"

Kriza ekonomike në Eruopë e rajon ndikon në uljen e numrit të udhëtarëve në aeroportin e Rinasit "Nënë Tereza". Gjatë vitit 2012 numri i pasgjerëve ka rënë dhe kjo ka ardhur për disa arsye, moti i keq në Europë, kriza ekonomike, si dhe falimentimi i një linje ajrore. Drejtori i Autoritet të Aviacionit Civil, Ervin Minarolli në një intervistë për AS tregon pse numri i pasagjerve për këtë vit është më i ulët se ai i 2011.
"Për vitin 2011 ne kemi pasu rreth 1 mln e 820 mijë pasagjerë, është për tu shënuar që nga viti në vit ka pasur rritje dyshifrore, dmth 10-12 për qind, ka pasur raste dhe 18 për qind që nga momenti që ka ardhur koncesionari. Ky vit nuk ka këtë trend, madje mund të ketë dhe një rënie të lehtë, gjatë shkurtit-marsit ka pasur ngrica në të gjithë Europës dhe destinacionet tona, janë destinacione ndërkombëtare. Kështu që, ka pasur një frenim të fluksit të pasagjerëve. Kriza që ka zënë Europën do të ndikojë në transportin ndërkombëtar", thotë Ervin Minarolli, Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil.
Falimentimi i kompanisë Malev, ka ndikuar në uljen e numrit të udhëtarëve në aeroportin shqiptar. Ndërkaq janë shtuar linja të reja të udhëtimeve, të cilat pritet të rrisin deri në fund të vitit numrin e pasagjerëve.
"Ka një trend në periudhën e verës, ndoshta dhe për shkak të nevojave turistike të rriten destinacionet. Së fundmi kemi një destinacion të ri që është Çekia, përveçse destinacioneve të Antalias, apo Majorkës, po një fluturim i futur rishtazi është Çekia. Destinacion tjetër është Vjena që është shtruar, po nuk është se ka qenë e mbuluar, po ka rritje të numrit të frekuencave për destinacionin", thotë Minarolli.
Aktualisht janë 16 kompani ajrore që flturojnë nga Aeroporti i Rinasit, nga të cilat vetëm një është kompani shqiptare. Një tjetër kompani shqiptare është interesuar për lincesim pranë Autoritet të Avicionit Civil. Minarolli thotë se nuk kemi situatë monopol, pasi konkurrenca në treg është e garantuar më këtë numër kompanish që fluturojnë.
Albanian Screen
Add new comment