Arkiv-Lajme të përditësuara

AK protestë në Vlorë, kundër betonizimit të bregdetit

Postuar në 05 Gusht, 2012 05:46

Aleanca Kuq e Zi ka protestuar kundër betonizimit të qytetit bregdetar të Vlorës. Përfaqësuesit e kësaj lëvizje kanë akuzuar qeverinë se ka ndërtuar pallate 100 metra larg bregut të detit, me qëllim pastrimin e parave. Sipas AK-së, bregdeti është pasuri kombëtare dhe jo qeveritare dhe ligji nuk lejon që të ndërtohen pallate 100 metra larg detit. 

Citibank: Qeveria greke nuk do të rezistojë, Greqia del nga euro

Postuar në 05 Gusht, 2012 05:38

Koalicioni grek Demokracia e Re, PASOK dhe DIMAR do të prishet para përfundimit të vitit, për shkak të vështirësive që do të hasë në në zbatimin e masave financiare shtrënguese. Ky është vlerësimi i shprehur në raportin e datës 2 gusht 2012, nga Citibank. 

Analistët këmbëngulin në daljen e Greqisë nga euro, që sipas tyre ka 90% shanse të ndodhë gjatë 12-18 muajve të ardhshëm dhe 50%-75% shanse akoma më herët, duke pasur parasysh se koha kritike është në shtator, kur pritet të publikohet edhe raporti i Trojkës. 

Parada e parë 'gay' në Vietnam, nuk shënohen incidente

Postuar në 05 Gusht, 2012 05:36

Qindra biçikleta të dekoruara me flamuj dhe tollumbace shumëngjyrëshe kanë sfiluar në rrugët e Hanoit, për paradën e parë "gay" të organizuar në Vietnam.

Në vendin ku mbizotërn besimi konfucian i bazuar në traditë dhe familje, homoseksualiteti mbetet një tabu. Në fund të korrikut, ministri i Drejtësisë, Ha Hung Cuong për habi paralajmëroi ndryshimin e ligjit, për të lejuar martesat gay. Fatmirësisht gjatë paradës nuk janë shënuar incidente.

 

Albanian Screen 

"Fshesë" e hekurt për emigrantët klandestinë në Greqi

Postuar në 05 Gusht, 2012 05:33

4500 forca policie janë angazhuar në operacionin më të madh kundër emigrantëve klandestinë në Greqi, 2500 prej të cilëve janë vendosur në lumin Evro në kufirin greko-turk, për të penguar fluksin e klandestinëve, që hyjnë në Greqi nëpërmjet Turqisë dhe për t'i kthyer ata në shtëpi. 

Siç bërë e njohur nga Policia, tashmë në Evro, rojet kufitare kanë krijuar një “mburojë njerëzore”, e cila mbështetet nga 30 qentë në dispozicion për këtë qëllim, nga forca të aviacionit dhe mjete lundruese, të cilat do të patrullojnë ajrin dhe lumin. 

Pylli i Sodës shkatërrohet nga mbetjet inerte

Postuar në 04 Gusht, 2012 13:18

Drejtoria e Shërbimit Pyjor të Vlorës është e pafuqishme për të ndalur ndotjen e pyllit të Sodës. Si masë të fundit për ndalimin e kamionëve që shkarkojnë në mes të pyllit ajo kërkon nga Kontrolli i Shërbimit të Automjeteve, mosrinovimin e dokumentacionit të kamionëve të identifikuar që ndotin pyllin e Sodës. Pas procedimeve penale dhe gjobitjes kjo ishte masa e fundit që mund të merrte drejtoria e shërbimit pyjor të Vlorës për frenimin e shkatërrimit të pyllit. 

Recesion i gjatë, S&R: Bankat italiane të rrezikuara

Postuar në 04 Gusht, 2012 13:15

Italia do të ketë një recesion të gjatë parashikojnë institucionet ekonomike ndërkombëtare. Agjencia amerikane "Standard & Poor-s ka rritur nivelin e rrezikut ekonomik nga grada 4 në 5 duke theksuar në këtë drejtim mundësinë e një recesioni të thellë dhe të zgjatur.

Tregjet, qytetarët ankesa për çmimet, tregtarët për xhiron e ulët

Postuar në 04 Gusht, 2012 13:12

Kriza rëndon xhepat e konsumatorëve dhe biznesit. Qytetarët ankohen për çmimet e larta të produkteve ushqimore në këtë periudhë kur tregjet vendase. Ata shprehen se janë të detyruar të konsumojnë më pak për të përballuar koston e jetesës. Ankesa kanë edhe shitësit për nivelin e ulët të xhiros. 

“Çmimet kanë shkuar sa s’ka ku të shkojë më. Me këto rroga e pensione që kemi ne nuk blihet gjë këtu në treg. Është boshatisur tregu se nuk ka shitje. Çmimet i vendosin si të duan tregtarët, një çmim që e gjen tek njëri se gjen tek tjetri.”- shprehen qytetarët. 

Rrënojat e Babilonisë, në rrezik nga një tubacion nafte

Postuar në 04 Gusht, 2012 05:03

Një tubacion nafte rrezikon të dëmtojë seriozisht rrënojat e qytetit të lashtë të Babilonisë në Irak duke shkaktuar mosmarrëveshje mes qeverisë ne Bagdad dhe UNESKO-s. 

Arkeologët thonë se rrënojat e këtij qytetërimi që datojnë më shumë se 4000 mijë vjet më parë janë duke u shkatërruar në mënyrë që të vendoset aty tubacioni i naftës. 

"Lufta për çadrat e plazhit", boshatiset bregdeti italian

Postuar në 04 Gusht, 2012 05:01

Plazhet e bregdetit italian  u boshatisën në  pikun e  sezonit veror pasi në grevë  në shkallë vendi u hodhën dhe  ata  që jepnin me qera çadra plazhi. Plazhet mbeten çështje e nxehtë për italianët ndërsa në gusht siç është bërë traditë tashmë abandonojnë qytetet  për të shkuar  drejt bregdetit. Por të premten, ndonëse termometri shënonte 35 gradë Celsius, rreshtat e çadrave të  plazhit përgjatë  vijës së bregdetit mbetën mbyllur. Një  çadër dhe një shezllon mund të kushtojë nga 20 deri në 70 euro në ditë  në ditë në klubet më luksoze.

Ideja e sindikatave në Gjermani, "taksa për të pasurit"

Postuar në 04 Gusht, 2012 04:59

 

Nëse keni shumë të holla duhet të jepni një pjesë të tyre për shoqërinë. Kjo është ideja pas skemës "taksa për të pasurit" , e kërkuar nga një koalicion i gjerë sindikatash organizatash jo qeveritare dhe rrjetesh shoqërore në Gjermani dhe vende të tjera. Përmes saj kërkohet gjithashtu prezantimi i një takse të përheshme për të pasurit. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara