Arkiv-Lajme të përditësuara

CNN: Ndikimi i krizës tek atletët grekë, në Lojërat Olimpike

Postuar në 04 Gusht, 2012 04:56

CNN, në një reportazh të tij, ka trajtuar paraqitjen e dobët të sportistëve grekë në Lojërat Olimpike duke e lidhur atë me krizën ekonomike, që po kalon Greqia, vendi ku lindi Olimpiada. 

CNN vëren se kriza ka goditur edhe sportet e për pasojë delegacioni i sportistëve grekë është më i vogël se vitet e kaluara. (Në fakt, është më i vogli i 20 viteve të fundit). Sipas raporteve të CNN, kriza ekonomike ka ndikuar drejtpërdrejt edhe tek atletë grekë, performanca e të cilëve nuk mund të krahasohet me ato të dy Lojërave të mëparshme. 

Maqedonia publikon emrat e spiunëve, mes tyre edhe shqiptarë

Postuar në 04 Gusht, 2012 04:54

Komisioni për Lustrimin në Maqedoni ka publikuar në faqen zyrtare emrat dhe dosjet e personave që kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, sic transmeton agjencia e lajmeve Ina.

Mësohet se bëhet fjalë për emrat dhe dosjet e 11 personave që kanë qenë ish-spiunë, ndërsa në mesin e tyre janë edhe katër ish-funksionarë dhe personalitete publike shqiptare. 

Alarmi i FMN-së: Përhapja e krizës nuk ndalet

Postuar në 03 Gusht, 2012 13:26

Raporti i fundit i realizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar jep alarmin për gjendjen e ekonomisë globale ndërsa thekson se nuk është bërë sa duhet për të ndaluar përhapjen e krizës në zonën e euros. Në raportin kushtuar ndikimit të politikave ekonomike të 5 ekonomive të mëdha të SHBA, Kinës, Eurozonës, Japonisë dhe Britanisë së Madhe FMN vëren se veprimet e ndërmarra në kuadër të zonës euro, "pavarësisht progresit," nuk duket se kanë qenë të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e stresit dhe për të minimizuar pasojat e ciklit për rritje të llogarive, rritje të sektorit bankar.

Pentagoni ndalon faqet pornografike për punonjësit

Postuar në 03 Gusht, 2012 13:13

John James Jr, drejtori ekzekutiv i agjencisë së Pentagonit që është kompetent për sistemin e mbrojtjes raketore (Pentagon Missile Defense Agency), i urdhëroi punonjësit që ta ndalojnë përdorimin e kompjuterëve zyrtarë për shfletimin e faqeve pornografike. Në letrën e tij James ka theksuar se ka vërejtur se kompjuterët zyrtarë janë përdorur për “qëllime të pahijshme”.

Spanjë, thellohen shkurtimet në buxhet

Postuar në 03 Gusht, 2012 13:10

Kostoja e huamarrjes për Spanjën qëndroi në kufinjtë e 7% për bonot 10-vjeçare ditën e premte, ndërsa kryeministri Mariano Rajoy bisedoi planet e buxhetit vjetor me kabinetin e tij, në të cilin përfshihen edhe disa shkurtime të paparashikuara më parë. 

Qeveria spanjolle duhet të parashtrojë planin financiar dhe shkurtimet e parashikuara edhe për vitet 2013 e 2014, në Komisionin Europian, më vonë gjatë së premtes.

Një muaj më parë, Madridi informoi një paketë të re shkurtimesh, me vlerë prej 65 miliardë eurosh.

Korea e Veriut shtrin dorën për ndihmë

Postuar në 03 Gusht, 2012 04:56

Kombet e Bashkuara thanë se Korea e Veriut ka kërkuar ndihmë të menjëhershme ushqimore pas përmbytjeve shkatërruese të muajit të kaluar. 

Vlerësimi është bërë nga zyrtarët e OKB-së në Phenian, pas vizitave në zonat e goditura të vendit, për të vlerësuar dëmin.

Media shtetërore e Koresë së Veriut tha se të paktën 119 njerëz humbën jetën dhe dhjetëra mijëra mbetën të pa strehë.

Dëmtimi i infrastrukturës dhe tokave bujqësore ka prekur tashmë tmerrësisht vendin duke bërë problem sigurimin e ushqimit.

Shkencëtarët e huaj: Liqeni i Prespës në rrezik, është çarë tabani

Postuar në 03 Gusht, 2012 04:54

Një grup shkencëtarësh zviceranë dhe austriakë, gjatë një studimi që po bëjnë në liqenin e Prespës, kanë konstatuar se niveli i këtij liqeni ka rënë 10 m. Sipas shkencëtarëve të huaj, nga 54 m që ka qenë thellësia e liqenit, pas matjeve të bëra me mjete të sofistikuara dhe bashkëkohore, ka rezultuar se aktualisht thellësia e tij është 44 m. 

Obama: Plani ekonomik i Romeny, pluhur zanash

Postuar në 03 Gusht, 2012 04:35

Në këto ditë vere me temperatura të larta  dhe fushata presidenciale duket se është bërë më e nxehtë.  Presidenti amerikan Barak Obama kritikoi planin ekonomik të rivalit të tij republikan duke diskutuar për zgjidhje mekanike  të cilat ai i krahasoi me pluhur zanash. Obama po fliste para  një turmë të madhe gjatë një ndalesë të fushatës në shtetin e Floridës. Ai tha se plani i kandidatit republikan Mitt Romney- për taksat do të mundësojë  vetëm shkurtimi i taksash për të pasurit duke thelluar më tej deficitin.

Tregjet financiare në SHBA dhe Evropë shënojnë rënie

Postuar në 03 Gusht, 2012 04:26

Tregjet financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë kanë shënuar rënie, një ditë pasi presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Dragi, deklaroi se BQE do të bëjë gjithçka të mundshme për të ndihmuar vendet e eurozonës që kanë probleme. 

Sipas tij, kjo do të bëhet “brenda javëve të ardhshme”, por investitorët kishin shpresuar të dëgjonin detajet lidhur me këtë premtim dhe veprim të menjëhershëm. 

Presidenti i BQE po ashtu tha se ndihma nga Banka Qendrore do të jepet vetëm nëse qeveritë përkushtohen për disa angazhime të caktuara. 

SHBA, thatësira më e rëndë e shekullit

Postuar në 03 Gusht, 2012 04:25

Zona e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e prekur nga thatësira u rrit në mënyrë drastike gjatë javës së fundit, treguan të dhënat zyrtare të publikuara ditën e enjte. 

Më shumë se gjysma e shteteve kontinentale të SHBA-së janë tashmë duke vuajtur nga thatësira e pjesshme apo ekstreme, në bazë të Qendrës Kombëtare të Thatësirave, në Universitetin e Nebraskës.

“Duhet të kthehemi pas në dekadën e viteve 1930 për të gjetur një thatësirë po kaq të përhapur sa e tanishmja”, deklaroi metereologu Dave Hennen.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara