Maqedonia publikon emrat e spiunëve, mes tyre edhe shqiptarë

Postuar në 04 Gusht, 2012 04:54

Komisioni për Lustrimin në Maqedoni ka publikuar në faqen zyrtare emrat dhe dosjet e personave që kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, sic transmeton agjencia e lajmeve Ina.

Mësohet se bëhet fjalë për emrat dhe dosjet e 11 personave që kanë qenë ish-spiunë, ndërsa në mesin e tyre janë edhe katër ish-funksionarë dhe personalitete publike shqiptare. 

Personat e shpallur si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën janë: Sllobodan Ugrinovski, Zoran Jovanovski (anëtar i këshillit komunal në Rosoman), Vlladimir Millçin (regjisor dhe kryetar i Institutit Shoqëri e Hapur – Soros), Faredin Miftari ( Drejtor i burgut), Sejfedin Haruni (ish-deputet dhe kryetar i PPD-së), Jordanço ]evrevski (dekan i Fakultetit të Arteve dramatike), Nikolçe Babovski (kandidat për deputet), Vangel Gagaçev (ish-gjykatës), Kosta Ballabanov, Shaban Shehu dhe Mahi Nesimi. 

Në faqen e Komisionit të Lustrimit janë shpallur vendimet që konfirmojnë këto persona si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën, kryesisht bashkëpunëtor të UDB-së jugosllave, por gjithashtu janë shpallur edhe dokumente dhe dosje plotësuese. 

Komisioni për Lustrimin në të ardhmen në bazë të Ligjit të ri gradualisht do të publikojë emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete në Maqedoni.

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by altin goxhaj (not verified) on

<p>hahahahaahaha edhe kryetari i Soros te Maqedonise doli spiun hahahahaaha Edhe Remzi Lani kryetar i Soros Tirane eshte spiun:-))))))) E shihni qe sflas kot;-)))) Ky eshte Soros, sekt spiunesh te sigurimit;-))) Sepse vetem ata jane vegla te bindme;-)))) yeeee</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.