Obama: Plani ekonomik i Romeny, pluhur zanash

Në këto ditë vere me temperatura të larta dhe fushata presidenciale duket se është bërë më e nxehtë. Presidenti amerikan Barak Obama kritikoi planin ekonomik të rivalit të tij republikan duke diskutuar për zgjidhje mekanike të cilat ai i krahasoi me pluhur zanash. Obama po fliste para një turmë të madhe gjatë një ndalesë të fushatës në shtetin e Floridës. Ai tha se plani i kandidatit republikan Mitt Romney- për taksat do të mundësojë vetëm shkurtimi i taksash për të pasurit duke thelluar më tej deficitin.
"Nuk është një plan për të reduktuar deficitin. Nuk është një plan për të ndërtuar klasën tonë të mesme. Nuk është një plan për të ecur përpara me ekonominë. Na kthen pas në një vend ku nuk duam të jemi. Ne nuk kemi nevojë shkurtime taksash për ata që kanë fituar shumë. Të bësh shkurtime taksash për amerikanët e thjeshtë. Duam shkurtime taksash për familjet që janë duke u përpjekur për të rritur fëmijët", tha Obama.
Por sipas Romney plani i tij është më e përshtatshëm për të nxitur rritjen ekonomike. Në ndalesën e tij në Golden Kolorado ai u shpreh se e kupton më së miri çfarë duhet për ta orientuar sërish Amerikën drejt rritjes.
"Unë e kuptoj se si bizneset ecin përpara dhe kur në fakt ato janë duke u tkurrur, pse biznesmenët vendosin të investojnë jashtë vendit si dhe kur mendojnë të kthehen këtu", tha ai.
Romney shpalli një plan me pesë pika për të ndihmuar rigjallërimin e ekonomisë amerikane. Plani i tij përfshin pavarësi energjitike, përmirësim arsimi, tregti në rritje, reduktimin të deficitit dhe ndihmë për bizneset e vogla. Sipas kandidatit republikan presidenti aktual nuk ka arritur të mbajë asnjë nga premtimet e bëra në vitin 2008. 23 milion të papunë sipas tij është një shifër mjaft e lartë për një vend të sukseshëm si Shtetet e Bashkuara.
Albanian Screen
Add new comment