Pentagoni ndalon faqet pornografike për punonjësit

Postuar në 03 Gusht, 2012 13:13

John James Jr, drejtori ekzekutiv i agjencisë së Pentagonit që është kompetent për sistemin e mbrojtjes raketore (Pentagon Missile Defense Agency), i urdhëroi punonjësit që ta ndalojnë përdorimin e kompjuterëve zyrtarë për shfletimin e faqeve pornografike. Në letrën e tij James ka theksuar se ka vërejtur se kompjuterët zyrtarë janë përdorur për “qëllime të pahijshme”.

"Më saktësisht, është vërejtur se disa punonjës kanë hyrë në ueb-faqet ku kanë dërguar mesazhe që kanë përmbajtje e fotografi pornografike ose seksuale. Një sjellje e tillë nuk është vetëm joprofesionale që pasqyron kohën e cila nuk është përkushtuar në detyrat reale, por është shkelje e qartë të dispozitave që rrezikojnë sigurinë", thuhet në letrën e drejtorit.

Punëtorët e “prapë” që deri tani janë kënaqur me përmbajtje të papërshtatshme mund të presin edhe “masat e duhura disiplinore”: që nga kufizimi në qasjen e të dhënave e madje pushimin nga puna.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.