Spanjë, thellohen shkurtimet në buxhet

Kostoja e huamarrjes për Spanjën qëndroi në kufinjtë e 7% për bonot 10-vjeçare ditën e premte, ndërsa kryeministri Mariano Rajoy bisedoi planet e buxhetit vjetor me kabinetin e tij, në të cilin përfshihen edhe disa shkurtime të paparashikuara më parë.
Qeveria spanjolle duhet të parashtrojë planin financiar dhe shkurtimet e parashikuara edhe për vitet 2013 e 2014, në Komisionin Europian, më vonë gjatë së premtes.
Një muaj më parë, Madridi informoi një paketë të re shkurtimesh, me vlerë prej 65 miliardë eurosh.
Ekziston frika se recesioni i thellë i ekonomisë dhe paqendrueshmëria në sektorin financiar mund të detyrojnë vendin që të kërkojë ndihmë financiare.
Në muajin qershor, Spanja kërkoi 100 miliardë
euro hua nga fondi i shpëtimit të Bashkimit Europian, për të mbështetur bankat në vështirësi të vendit iberik.
Greqia, Portugalia dhe Irlanda janë vendet e tjera brenda Eurozonës që kanë marrë hua madhore në të shkuarën.
top-channel.tv
Add new comment