Tregjet financiare në SHBA dhe Evropë shënojnë rënie

Postuar në 03 Gusht, 2012 04:26

Tregjet financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë kanë shënuar rënie, një ditë pasi presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Dragi, deklaroi se BQE do të bëjë gjithçka të mundshme për të ndihmuar vendet e eurozonës që kanë probleme. 

Sipas tij, kjo do të bëhet “brenda javëve të ardhshme”, por investitorët kishin shpresuar të dëgjonin detajet lidhur me këtë premtim dhe veprim të menjëhershëm. 

Presidenti i BQE po ashtu tha se ndihma nga Banka Qendrore do të jepet vetëm nëse qeveritë përkushtohen për disa angazhime të caktuara. 

Pas kësaj, tregjet financiare shënuan rënie, ndërsa euro humbi në vlerë në raport me dollarin amerikan. Rrjedhimisht, çmimet e kredive të Spanjës dhe Italisë u rriten me shpejtësi.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.