Tregjet, qytetarët ankesa për çmimet, tregtarët për xhiron e ulët

Kriza rëndon xhepat e konsumatorëve dhe biznesit. Qytetarët ankohen për çmimet e larta të produkteve ushqimore në këtë periudhë kur tregjet vendase. Ata shprehen se janë të detyruar të konsumojnë më pak për të përballuar koston e jetesës. Ankesa kanë edhe shitësit për nivelin e ulët të xhiros.
“Çmimet kanë shkuar sa s’ka ku të shkojë më. Me këto rroga e pensione që kemi ne nuk blihet gjë këtu në treg. Është boshatisur tregu se nuk ka shitje. Çmimet i vendosin si të duan tregtarët, një çmim që e gjen tek njëri se gjen tek tjetri.”- shprehen qytetarët.
Ulja e konsumit është një ndër problemet kryesore me të cilat po përballet aktualisht ekonomia, si rrjedhojë e ndikimit të krizës evropiane.
Banka e Shqipërisë ka apeluar vazhdimisht gjatë këtij viti për rritje të konsumit dhe investimeve private, si një mënyrë për të vënë në lëvizje motorët e ekonomisë.
Ballkanweb.com
Add new comment