Ideja e sindikatave në Gjermani, "taksa për të pasurit"

Postuar në 04 Gusht, 2012 04:59

 

Nëse keni shumë të holla duhet të jepni një pjesë të tyre për shoqërinë. Kjo është ideja pas skemës "taksa për të pasurit" , e kërkuar nga një koalicion i gjerë sindikatash organizatash jo qeveritare dhe rrjetesh shoqërore në Gjermani dhe vende të tjera. Përmes saj kërkohet gjithashtu prezantimi i një takse të përheshme për të pasurit. 

Përfaqësuesit e shoqërisë civile protestuan para Kancelarisë gjermane si simbol i qeverisë gjermane ? ndonëse në këtë kohë Kancelarja Merkel është me pushime. Duke tentuar për të tërhequr vëmëndjen për një ccështje kaq të nxehtë "Scrooge McDuck", një protestues ishte veshur si gjyshi i pasur e Donald Duck ndërsa bënte banjo dielli i rrethuar nga demonstruesit që kërkonin shpërndarjen e pasurisë për arsimin apo kujdesin shëndetësor. Përfaqsues të organizatave joqeveritare deklaruan , në kuadër të protestës se pabarazia sociale ndërmjet të pasurve dhe të varfërve në këtë vend është rritur jashtëzakonisht. Sipas tyre një hendek i tillë cënon demokracinë e minon solidaritetin social. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.