AK protestë në Vlorë, kundër betonizimit të bregdetit

Postuar në 05 Gusht, 2012 05:46

Aleanca Kuq e Zi ka protestuar kundër betonizimit të qytetit bregdetar të Vlorës. Përfaqësuesit e kësaj lëvizje kanë akuzuar qeverinë se ka ndërtuar pallate 100 metra larg bregut të detit, me qëllim pastrimin e parave. Sipas AK-së, bregdeti është pasuri kombëtare dhe jo qeveritare dhe ligji nuk lejon që të ndërtohen pallate 100 metra larg detit. 

Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi deklaruan se “ndërtimi i pallateve shumëkatëshe në afërsi të bregdetit është një akt barbar dhe i pamëshirshëm i pushtetarëve që Shqipërinë e konsiderojnë jo tokën amë por tokën e pasurimit të dhjetë brezave të tyre në kurriz të shqiptarëve të zhytur në krizën ekonomike.” 
“Aleanca Kuq e Zi denoncon mbështet që Berisha i ka dhënë dhe jep ministrave të tij të cilët kanë ndërtuar pallatet përtej limiteve teknike dhe natyrore në bregdetin Jonian më pak se njëqind metra larg detit. Për AK ky fakt nuk është asgjë më shumë se sa prova e mungesës së mëshirës që Sali Berisha ka për pasuritë kombëtare dhe prova jetike se ai lëshon lëvdatat për jugun sepse ka në planin e tij vetëm pastrimin e parave në kurriz të shqiptarëve. Aleanca Kuq e Zi deklaron me vendosmëri se drejtësia do të vihet në vend dhe çdo pallat i ndërtuar që cënon kushtet dhe sigurinë urbane do t’i nënshtrohet hetohet dhe shkatërrohet nëse do të jetë në mospërputhje me kushtet dhe rregullat urbane. Aleanca Kuq e Zi i premton qytetarëve të Vlorës se duke nisur nga viti 2013 do t’i ktheje publikut bregdetin e Vlorës të marrë peng nga ministrat dhe pinjollët e Berishës.”- bëri të ditur Aleanca Kuq e Zi. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.