Recesion i gjatë, S&R: Bankat italiane të rrezikuara

Italia do të ketë një recesion të gjatë parashikojnë institucionet ekonomike ndërkombëtare. Agjencia amerikane "Standard & Poor-s ka rritur nivelin e rrezikut ekonomik nga grada 4 në 5 duke theksuar në këtë drejtim mundësinë e një recesioni të thellë dhe të zgjatur.
Të rrezikuara, sipas agjencisë, janë edhe bankat italiane. Standard & Poor ka ndërmarrë veprime për vlerësimin e 32 institucioneve, duke ulur parashikimin për 15 prej tyre, përfshirë këtu Banca Monte dei Paschi di Siena dhe Banca Popolare di Milano. Agjencia ka lënë të pandryshuar normën e saj për UniCredit, Intesa Sanpaolo dhe Mediobanca. Ndër bankat me parashikime negative është dhe ajo pullorer e Romagna Emilia. Sipas agjencisë, parashikimet negative reflektojnë rritje të rrezikut ekonomik të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me situatën ku ndodhet Italia. Për ekonominë italiane instituti parashikon tkurrje 2.1% në 2012 dhe 0.4 për qind në vitin 2013.
Albanian Screen
Add new comment