Debati për romët në Francë, evakuohen disa kampe

Dy vjet më vonë, me një President të ri me një kahje të kundërt politike, në Francë rikthehet debati për dëbimin e romëve. Sikundër dhe në 2010, Bashkimi Evropian deklaron sërish se po monitoron nga afër të gjitha lëvizjet e Parisit, për të garantuar që zbatohen me rigorozitet rregullat e unionit.
Ditët e fundit, autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e disa kampingjeve në qytete të ndryshme si Paris, Lille e Lyon, duke ngjallur reagime e shqetësim për organizatat jo qeveritare të cilat i kanë kujtuar presidentit François Hollande premtimet zgjedhore për strehim alternativ për çdo kamp romësh të shkatërruar. Qeveria, e cila motivon veprimet më të fundit me arsye shëndetsore dhe të sigurisë, tani premton se do të eliminojë të ashtuquajturat masa tranzitore që kufizojnë qasjen e këtij komuniteti në punësim.
Është vlerësuar se në Francë ka ndërmjet 15 mijë dhe 20 mijë romë të cilët kanë mbërritur kryesisht nga Bullgaria dhe Rumania, vende anëtare në BE-së, por jashtë Shengenit. Brukseli bën thirrje për sqarime të mëtejshme, ndërsa mediat europiane akuzojnë Hollande se ka reaguar me të njëjëtin grusht të hekurt si Sarkozy, në kohën kur në prag votimesh tentonte të joshte elektoratin e ekstremit të djathtë për t'u rikonfirmuar në Elize.
Albanian Screen
Add new comment