Kosovarët 'pushtojnë' bregdetin, vetëm në fundjavë 60 mijë persona

Postuar në 06 Gusht, 2012 04:39

60 mijë persona kanë hyrë në fundjavë në pikat e kalimit kufitar të Kukësit. Vetëm në pikën e Morinës kanë hyrë 50 mijë persona, ndërsa në Qafë Morinë, në Qafë Prush, Shishtavec dhe Orgjost kanë hyrë një numër më i vogël. Ndërsa kanë dalë nga territori shqiptar plot 25 mijë shtetas.

Ndërkohë,në territorin e Shqipërisë kanë hyrë më shumë se 20 mijë automjete dhe kanë dalë prej saj rreth 14 mijë të tjera. Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, aty ku dhe fluksi i hyrjes apo daljes së shtetasve të huaj, kryesisht kosovar,është edhe më i madh është punuar me 9 sportele pasi numri i madh i shtetasve që i drejtohen Shqipërisë është shumë i lartë.  Ndërkohë që në pikat e tjera të kalimit punohet me 3 sportele.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.