Betejë epike në Greqi, qeveria rrezikon shpërbërjen

Premtimet e fundit të Greqisë për reforma fiskale mund të jenë të mjaftueshme për të bindur huadhënësit ndërkombëtarë të lodhur pas vitesh premtime të pambajtura, por beteja për ti zbatuar atë do të jetë epike. Kështu paralajmërojnë ekspertët e ekonomisë të cilët nuk venë në dyshim vullnetin e klasës politike por parashikojnë njëheresh dhe një pengesë të fortë nga ana e sektorit publik për zbatimin e reformave. Zyrtarët grekë thonë se kursimi i 11.5 miliardë euro përmes masave fiskale - edhe pse më e dhimbshme për publikun - do të jetë më e lehtë për tu zbatuar se sa ndryshimet strukturore.
Reforma të tilla si liberalizimi i profesioneve dhe tregjeve ku përfshihen profesione të tilla si avokatë dhe farmaci, kanë hasur në protesta të forta nga sindikatat ndërsa dhe celja e një biznesi të ri mbetet sot i mbërthyer në burokracinë e një administrate të fryrë dhe joefektive megjithatë të paaftë për të ndryshuar.
Partnerët e rinj të koalicionit, e majta demokratike dhe PASOK-ut, pritet të ngrejnë sërish zërin e mund të humbasin dhe deputetë gjatë debatit, por në fund Parlamenti do të miratojë masat e kursimeve të rënda dakort nga anëtarët e koalicionit thonë analistët. Pengesa më e madhe mund të vijë nga rrugët, me Partinë Radikale të majtë Syriza që do të organizojnë protesta të ashpra.
Analistët thonë se një politikë e mirë komunikimi, që nuk është pika më e fortë e qeverisë, do të jetë çelësi për të bindur publikun të pranojë valën e kursimeve. Rreziku i dështimit është kryesisht në frontin e reformës. Greqia ka arritur shkurtime drastike të buxhetit në dy vjet, por ka pasur rezultate të dobëta në luftën kundër evazionit fiskal, përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe privatizimeve. Por ndërsa analizohen të gjithë këta faktorë parashikimet janë tejet të zymta. Koalicioni grek Demokracia e Re, PASOK dhe DIMAR do të prishet para fundit të vitit, për shkak të vështirësive që do të hasë në zbatimin e masave financiare shtrënguese është vlerësimi i shprehur në raportin e datës 2 gusht 2012, nga Citibank.
Analistët e gjigandit bankar këmbëngulin në daljen e Greqisë nga euro, që, sipas tyre, ka 90 për qind shanse të ndodhë gjatë 12-18 muajve të ardhshëm dhe 50 për qind - 75 për qind shanse akoma më herët, duke pasur parasysh se koha kritike është në shtator, kur pritet të publikohet edhe raporti i Treshes.
Albanian Screen
Add new comment