Greqia riatdheson 1 600 emigrantë

Postuar në 06 Gusht, 2012 09:03

Policia greke do të deportojë më shumë se 1 600 emigrantë të paligjshëm, pas një aksioni madhor të realizuar në Athinë, gjatë ditëve të fundit. 

Më shumë se 6 mijë persona u arrestuan gjatë këtij operacioni, ndonëse shumica u lëshuan.

Ministri i Rendit Publik, Nikos Dendias, mbrojti “fshesën”, duke thënë se “në një kohë vështirësisht të thella ekonomike, Greqia nuk mund t’i lejojë vetes të përballet edhe me një pushtim emigrantësh”.  

Ministri e cilësoi çështjen e emigracionit si “një bombë në themelet e shtetit dhe të shoqërisë greke”. 

88 pakistanezë ishin emigrantët e parë që u riatdhesuan gjatë së dielës. “Chrysty Avgy”, partia e ekstremit të djathtë që fitoi për herë të parë në histori vende në Parlamentin Grek gjatë zgjedhjeve të fundit, përshëndeti operacionin e policisë.

80% e emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në Bashkimin Europian, e bëjnë këtë nga Greqia, me shifrat në përkeqësim si rrjedhojë e uljes së fondeve për mbajtjen e kontrolleve të ashpra kufitare dhe policore, sidomos në zonat kufi me Turqinë. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.